LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë pritet me nderime të larta ushtarake në Kosovë

Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë pritet me nderime të larta ushtarake në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj ka arritur sot për një vizitë dyditore në Kosovë, ku është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramaj.

Në takim me ministrin Mehaj u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë vëllazëror, në funksion të avancimit të mëtejmë të aftësive dhe kapaciteteve të mbrojtjes së dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.


“Ndërsa me gjeneral Ramën fokusi i takimit ishte angazhimi i përbashkët për realizimin e planit të përbashkët të veprimit bazuar në marrëveshjen e re të bashkëpunimit bilateral të nënshkruar para disa ditësh në mes ministrave Mehaj dhe Peleshi”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Tutje, në njoftim thuhet se “gjatë diskutimit, gjeneral Rama e njoftoi gjeneral Begajn me zhvillimet në FSK si dhe të arriturat e deritashme, përfundimin e suksesshëm të operacioneve stërvitore “Defender-Europe 21”, procesin e realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, pjesëmarrjen e kontingjentit të parë në operacione ushtarake jashtë vendit, si dhe procesin e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë”.

Nga ana e tij, gjeneral Begaj u zotua për një bashkëpunim më të intensifikuar në të gjitha fushat për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit dhe objektivave të përcaktuar të FSK-së në të ardhmen.

Gjatë ditës, gjeneral Begaj vizitoi edhe Qendrën Mjekësore të FSK-së dhe Qendrën për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ku takoi edhe kadetë-studentët e Shqipërisë që studiojnë në këtë qendër.

Vizita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe delegacionit të tij në Kosovë vazhdon edhe nesër me takime tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori