LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë kroate kërkon nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Shefi i diplomacisë kroate kërkon nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratisllavë të Sllovakisë, deklaroi se Kroacia inkurajon pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE të njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës”, u tha Grlic Radman gazetarëve sot, raportojnë mediat serbe.


Shefi i diplomacisë kroate po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, në të cilën gjithashtu do të diskutohet situata në Ballkanin Perëndimor, transmeton Telegrafi.

Radman, menjëherë pasi bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha se respektimi i integritetit territorial të shteteve është thelbësor për stabilitetin e rajonit.

“Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet, domethënë pa i ridefinuar kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit, kur qarkulluan disa ‘non paper’ famoze, të cilat ishin orientuar në atë drejtim”, tha Radman.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, e cila u njoh nga të gjithë anëtarët e BE-së,  përveç Qipros, Greqisë, Rumanisë, Spanjës dhe Sllovakisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori