LAJMI I FUNDIT:

Shefi i bursës së kriptovalutave ‘Mt. Gox’ i shpëton burgimit

Shefi i bursës së kriptovalutave ‘Mt. Gox’ i shpëton burgimit

Ish-shefi ekzekutiv i bursës së kriptovalutave Mt. Gox, Mark Karpeles, është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave, por u lirua nga të gjitha akuzat e tjera përfshirë akuzat e përvetësimit.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, gjykata i ka dhënë dy vite e gjysmë ndalim që do të thotë se ai nuk do të shkojë në burg nëse nuk bën një shkelje tjetër për katër vitet e ardhshme.


Mt. Gox me seli në Tokio ishte më e madhja në botë e kriptovalutave deri kur humbi mbi 500 milionë dollarë në vitin 2014 nga një sulm kibernetik.

8 thyerjet më të bujshme në industrinë e kriptovalutave
Lexo po ashtu 8 thyerjet më të bujshme në industrinë e kriptovalutave

Karpeles tha se kishte rikthyer 850 mijë Bitcoin, mirëpo autoritetet vunë në pikëpyetje saktësinë e qëndrimeve të tij, pastaj atij iu ngarkuan disa akuza dhe prokurorët kërkonin 10 vite dënim me burg.

Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë
Lexo po ashtu Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë

Gjykata e Distriktit të Tokios nuk gjeti prova që mbështetin akuzat e përvetësimit, duke shtuar se nuk ka arsyetim për dëmin që i është bërë besimit të konsumatorëve. /Telegrafi/