LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BioNTech: Virusi mund të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme

Shefi i BioNTech: Virusi mund të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme

Shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, u pyet në një konferencë shtypi se kur ai besonte se bota mund t’i kthehej realitetit.

Dhe sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh edhe aq shpejt, transmeton Telegrafi.


“Na duhet një definicion i ri i ‘normalitetit’. Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme. Ne duhet të mësohemi me faktin se do të ketë më shumë shpërthime”, u shpreh ai.

“Sidoqoftë, një normalitet i ri, do të nënkuptojë që të mos duhet të shkosh në bllokim, bizneset të mos mbyllen. Kjo mund të ndodhë deri në fund të verës”, tha Sahin.

Ai tha se vaksina nuk do ta ndryshojë jetën edhe aq shpejt.

“….ne duhet të kemi një ndikim në mënyrë që dimri i ardhshëm të jetë normaliteti i ri”, deklaroi ai.

Ndryshe, vaksina e kompanisë gjermane BioNTech, ka rezultuar në provat e fundit me një efikasitet prej 95 për qind, në rast se aplikohet me nga dy doza.

Ajo tashmë është miratuar në SHBA, në Evropë edhe në disa vende të tjera të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori