LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BERZH-it për Ballkanin: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 nuk do të jetë më shumë se 4 për qind

Shefi i BERZH-it për Ballkanin: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 nuk do të jetë më shumë se 4 për qind

Shefi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Matteo Colangeli në një intervistë të shkruar për Telegrafin ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 nuk do të jetë më shumë se 4 për qind.

Colangeli shprehet se projeksionet për rritje ekonomike mund të janë më të dobëta, duke u bazuar nga të dhënat e fundit makroekonomike.


“Derisa mundësia për rimëkëmbje ekonomike u ngushtua pas rimëkëmbjes së fortë dyshifrore të Kosovës në vitin 2021, rritja ekonomike u moderua në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe do të përballet me ndryshime të rëndësishme me ngadalësimin e aktivitetit botërore”, shprehet Colangeli.

“Ne parashikojmë që ekonomia e Kosovës të rritet me 4 për qind në vitin 2022 dhe 3.7 për qind në vitin 2023, sipas projeksionit të fundit në shtator, megjithëse rritja e këtij viti mund të dalë më e dobët bazuar në të dhënat e fundit makroekonomike”, shton ai.

Sipas tij, edhe pse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë ekspozim të kufizuar ndaj Rusisë, sidoqoftë ato ndikohen nga mjedisi makroekonomik botërore që po del të jetë gjithnjë e më sfidues.

“Rritja e inflacioni ka rënduar të ardhurat e disponueshme dhe kostot e inputeve të bizneseve, po ashtu kushtet e financimit po shtrëngohen botërisht dhe kostoja për importin e energjisë rëndon në llogaritë e jashtme e fiskale në mes të hapësirës fiskale më të ngushtë pas viteve të shpenzimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, thekson ai.

I pari i BERZH-it për Ballkanin është shprehur se pritet që të ketë investime nga ky institucion edhe në Kosovë.

“Ne po planifikojmë të rrisim investimet tona në Kosovë në vitet e ardhshme. Mbyllja e hendekut të infrastrukturës me pjesën tjetër të rajonit do të vazhdojë të jetë një prioritet i rëndësishëm dhe ne presim të shtojmë mbështetjen tonë për transportin (veçanërisht, hekurudhat dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane) dhe infrastrukturën mjedisore”, ka përfunduar ai.

Matteo Colangeli gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Prishtinë

Intervista e plotë

Telegrafi: Tani janë bërë më shumë se 8 muaj nga fillimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, çfarë do të thotë kjo për ekonominë e Ballkanit Perëndimor?

Matteo Colangeli: Megjithëse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë ekspozim të kufizuar ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë për sa i përket lidhjeve të drejtpërdrejta ekonomike si tregtia, investimet dhe remitancat, ato ndikohen nga mjedisi makroekonomik botërore që po del të jetë gjithnjë e më sfidues.

Rritja e inflacioni ka rënduar të ardhurat e disponueshme dhe kostot e inputeve të bizneseve, po ashtu kushtet e financimit po shtrëngohen botërisht dhe kostoja për importin e energjisë rëndon në llogaritë e jashtme e fiskale në mes të hapësirës fiskale më të ngushtë pas viteve të shpenzimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kërkesa e jashtme, një shtytës i rëndësishëm i rritjes në Ballkanin Perëndimor, po tregon shenja fillestare të një ngadalësimi, ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike në vendet evropiane dhe po bëhet më pesimiste. Megjithatë, duke marrë parasysh elasticitetin e rajoneve, ne presim që rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë prej rreth 3 për qind në 2022 dhe 2023.

Telegrafi: Projeksionet për një ringjallje ekonomike nuk janë të mira, si do të ndikojë kjo në rajon në aspekt afatgjatë?

Matteo Colangeli: Derisa rajoni po përballet me një mjedis të jashtëm të pafavorshëm, ekzistojnë masa mbrojtëse. Ballkani Perëndimor tregoi elasticitet përmes rikthimit të fuqishëm nga pandemia COVID-19 dhe krizat e tjera të mëparshme dhe vazhdon të ruajë stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik.

Rezistenca forcohet nga sektorë të fortë dhe të mirërregulluar bankar në të gjithë rajonin, politika monetare të kujdesshme të mbështetura nga nivelet e duhura të rezervave ndërkombëtare dhe reformat që lidhen me rrugën e rajonit drejt integrimit evropian. Ndërsa, pritjet tona afatshkurtra janë përkeqësuar në përputhje me mjedisin e jashtëm, ne nuk presim që kriza aktuale të ndikojë në perspektivat e rritjes afatgjatë të rajoneve.

Telegrafi: Projeksionet për rritje ekonomike të vendeve të Ballkanit, përkatësisht të Kosovës, nuk do të jenë më shumë se 3 për qind. Sa pritet të jetë parashikimi nga BERZH?

Matteo Colangeli: Derisa mundësia për rimëkëmbje ekonomike u ngushtua pas rimëkëmbjes së fortë dyshifrore të Kosovës në vitin 2021, rritja ekonomike u moderua në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe do të përballet me ndryshime të rëndësishme me ngadalësimin e aktivitetit botërore.

Ne parashikojmë që ekonomia e Kosovës të rritet me 4 për qind në vitin 2022 dhe 3.7 për qind në vitin 2023, sipas projeksionit të fundit në shtator, megjithëse rritja e këtij viti mund të dalë më e dobët bazuar në të dhënat e fundit makroekonomike.

Kërkesa më e ulët nga partnerët kryesorë tregtarë, inflacioni dhe dobësitë strukturore në sektorin e energjisë janë rreziqet kryesore negative.

Telegrafi: BERZH ka vite në rajon, por cilat do të jenë projektet e planifikuara për Kosovën
Rajon?

Matteo Colangeli: Ne po planifikojmë të rrisim investimet tona në Kosovë në vitet e ardhshme. Mbyllja e hendekut të infrastrukturës me pjesën tjetër të rajonit do të vazhdojë të jetë një prioritet i rëndësishëm dhe ne presim të shtojmë mbështetjen tonë për transportin (veçanërisht, hekurudhat dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane) dhe infrastrukturën mjedisore.

Në fushën e energjisë, ne presim të nënshkruajmë këtë vit një financim historik për të futur energjinë diellore në sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës. Ne gjithashtu synojmë të vazhdojmë të mbështesim autoritetet në rritjen e energjisë së rinovueshme përmes ankandeve konkurruese për të alokuar kapacitete për investitorët privatë.

Efiçenca më e madhe e energjisë është gjithashtu thelbësore për konkurrencën e ekonomisë së Kosovës. Ne planifikojmë të investojmë në mënyrë thelbësore në të gjitha segmentet në këtë fushë – nga rinovimi i ndërtesave publike dhe rezidenciale deri te ndihma e SME-ve për të zvogëluar gjurmën e tyre të energjisë. /Telegrafi/