LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Bentleyt pranon ofertën e prodhuesit të veturave luksoze

Shefi i Bentleyt pranon ofertën e prodhuesit të veturave luksoze

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Aston Martin, ka emëruar ish-kreun e Bentleyt, Adrian Hallmark, si CEO të ri.

Hallmark është bërë CEO i tretë i Aston Martin që kur aksioneri kryesor, Lawrence Stroll, mori përsipër markën në vitin 2020.


“Kur Amadeo u emërua CEO, ne u pajtuam që ai të drejtonte një fazë të re rritjeje dhe zhvillimi. Tashmë ne e kemi përmbushur atë premtim”, tha Stroll.

Kjo deklaratë e aksionerit ka lënë të kuptohet se me ndryshimet e reja është pajtuar edhe CEO aktual, Amadeo Felisa.

“Unë besoj se tani është koha e duhur për të lejuar kompaninë të kalojë në udhëheqje të re”, tha Felisa.

Ndryshe, Hallmark ka njoftuar se po largohet nga Bentley me kërkesën e tij dhe me pëlqim të ndërsjellë, në kërkim të sfidave të reja jashtë grupit Volkswagen.

Ai pritet të marrë në dorë kompaninë e re jo më vonë se 1 tetor. /Telegrafi/