0Shares

Shefi i AKI-së, Driton Gashi i ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita që ka mbajtur, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

“Po është e vërtetë, ka disa ditë që e ka dorëzuar pozitën e tij”, ka thënë Gashi.

Kryeministri Haradinaj para ditësh kishte kërkuar nga Driton Gashi që të lirojë pozitën e tij, pas skandalit që plasi me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Haradinaj i kishte kërkuar dorëheqje edhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, i cili e dorëzoi detyrën javën e kaluar.

Por, për dallim nga ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, Gashi nuk e kishte liruar pozitën, e pëlqimin për këtë nuk e kishte dhënë as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)