LAJMI I FUNDIT:

SHBS e shqetësuar për burgosjen e gazetarit Aliyev në Azerbajxhan

SHBS e shqetësuar për burgosjen e gazetarit Aliyev në Azerbajxhan

Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për burgosjen e drejtorit të agjencisë së pavarur të lajmeve “Turan”, në Azerbajxhan, Mehman Aliyev, dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga arrestimi i datës 24 gusht dhe paraburgosja tremjore e Mehman Aliyevit, që është kryeredaktor i njohur i kompanisë së vetme të pavarur të mbetur në Azerbajxhan”, thuhet në kumtesën e së shtunës të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tutje, theksohet se “aksionet e tjera kufizuese kundër Turanit, përfshirë ngrirjen e xhirollogarive bankare dhe inicimin e akuzave për evazion fiskal kundër agjencisë, janë po ashtu, shqetësuese”, thotë DASH-it.

Kumtesa thotë se aksionet e Qeverisë së Azerbajxhanit “për ta zvogëluar lirinë e shtypit dhe për kufizimin e mëtejshëm të lirisë së shprehjes, janë të fundit në trendin negativ, ku përfshihet vendimi i Qeverisë në muajin maj, për bllokimin e qasjes në Radion Evropa e Lirë/Radio Liria dhe në faqet e tjera të medieve të pavarura në Internet”.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Qeveria e Azerbajxhanit që “menjëherë ta lirojë” Aliyevin, së bashku me “të gjithë ata që janë burgosur për ushtrimin e lirive të tyre fundamentale, në harmoni me obligimetndërkombëtare dhe përkushtimet në OSBE”.

Autoritetet e Azerbajxhanit kanë urdhëruar paraburgimin afro tremujor për gazetarin Aliyev, në pritje të procesit gjyqësor për evazion të taksave dhe akuza për keqpërdorim të pozitës.

Mehman Aliyev ishte arrestuar më 24 të këtij muaji, afro dy javë pasi Ministria e Tatimeve më 7 gusht, e kishte iniciuar një hetim penal të evazionit të taksave për agjencinë “Turan”, e cila shpeshherë ka raportuar në mënyrë kritike për qeverinë dhe liderët e saj.

Autoritetet kanë shprehur dyshime se kjo agjenci i ka borxh shtetit 21,500 dollarë amerikanë, për periudhën 2014 – 2016.

Kah mesi i këtij muaji, gazetari Aliyev i tha Radios Evropa e Lirë se të gjitha xhirollogaritë bankare të “Turanit” janë ngrirë nga autoritetet, për shkak të hetimeve penale, për të cilat kjo agjenci e lajmeve ka vlerësuar se janë të motivuara politikisht.

Kjo agjenci e formuar në vitet ‘90, publikon raporte në gjuhën azere, anglishte dhe rusishte dhe bashkëpunon me agjencitë udhëheqëse ndërkombëtare të lajmeve.

Agjencia ishte kritike ndaj presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili e sundon këtë vend me popullatë prej 10 milionësh, në Kaukazin Jugor, që është i pasur me naftë. Ai u bë president pak kohë para vdekjes së babait të tij, Heydar Aliyev, në vitin 2003.

Pas arrestimit të gazetarit Mehan Aliyev, dhe ngrirjes së të gjitha xhirollogarive, agjencia “Turan” ka njoftuar se do t’i pezullojë aktivitetet duke filluar më 1 shtator, dhe ka shfaqur shpresën se do të jetë në gjendje ta vazhdojë aktivitetin në të ardhmen.

Së bashku me Departamentin Amerikan të Shtetit, kritika në adresë të autoriteteve të Azerbajxhanit, kanë paraqitur edhe liderë të jashtëm dhe grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Thorbjorn Jagland, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka kërkuar që Azerbajxhani “në mënyrë të plotë t’i respektojë përkushtimet e veta sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” dhe “t’i evitojë rastet e tjera të heqjes së padrejtë të lirisë, që nuk ka vend në shoqërinë demokratike”.

Në një postim në rrjetin social Twitter, senatori amerikan, Ben Cardin, demokrat nga Merilendi, ka vlerësuar se akuzat kundër gazetarit Aliyev janë “zhvillim jashtëzakonisht shqetësues” dhe ka shtuar se “banorët në Azerbajxhan meritojnë shtyp të lirë dhe të hapur”.

Reprterët pa Kufij thanë se rasti ishte bazuar në “akuza të fabrikuara”.”Autoritetet po e shtojnë presionin kundër ‘Turanit’ për shkak se ato nuk kanë qenë në gjendje ta detyrojnë agjencinë që të bashkëpunojë”, tha Johan Bihr, nga seksioni për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në organizatën Reporterët Pa Kufij.

“Mehman Aliyev është njëri prej pionierëve të gazetarisë në Azerbajxhan. I vetmi krim i tij është se e ka udhëhequr kompaninë e fundit të pavarur mediale në këtë vend. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij dhe tërheqjen e të gjitha akuzave të motivuara politikisht kundër tij”, ka thënë Bihr.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori