LAJMI I FUNDIT:

SHBA vendos të dërgojë 300 trupa shtesë në kufirin me Meksikën

SHBA vendos të dërgojë 300 trupa shtesë në kufirin me Meksikën

Pentagoni pritet të dërgojë rreth 300 trupa shtesë në kufirin me Meksikën, duke përfshirë afërsisht 100 kuzhinierë, të cilët do të përgatisnin ushqimin, duke shkelur politikën e kaluar, që shmangte kontaktin e trupave me emigrantët.

Ky veprim është shenja më e fundit e një roli në rritje të mbështetjes ushtarake amerikane për politikat e emigracionit politik të Presidentit Donald Trump.


Më parë këtë muaj, Trump tha se do të duhet të mobilizojë më shumë ushtritë në kufirin e SHBA me Meksikën, pas dëgjimit të tregimeve për emigrantët që kalojnë kufirin nga njerëzit që marrin pjesë në një mbledhje fondesh të republikanëve.

Pentagoni ka thënë më parë se nuk kishte plane që të angazhonte forcat e SHBA-së për të bashkëvepruar me emigrantët, pasi kjo detyrë u përkiste agjentëve të kufirit që merren me imigracionin e paligjshëm.

Përveç kuzhinierëve, Pentagoni pritet të dërgojë 160 shoferë dhe 20 avokatë, tha zëdhënësi i Pentagonit Charlie Summers, përcjell Top Channel.

“Ne do të kemi disa nga trupat tanë që do të shërbejnë ushqim, prandaj do të vijnë në kontakt me emigrantët”, tha Summers. Ai tha se ishte një “ndryshim i politikës aktuale”.

Momentalisht janë rreth 5.000 trupa aktive dhe trupat e Gardës Kombëtare pranë kufirit, megjithëse ky numër luhatet. Kohët e fundit ka pasur shqetësim në rritje për ushtrinë, që po luan një rol në rritje në kufirin me Meksikën.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori