LAJMI I FUNDIT:

SHBA urdhëron punonjësit jo-emergjentë të largohen nga Iraku, “sa më shpejt të jetë e mundur”

SHBA urdhëron punonjësit jo-emergjentë të largohen nga Iraku, “sa më shpejt të jetë e mundur”

Departamenti i Shtetit i SHBA-së të mërkurën urdhëroi largimin e “punonjësve jo emergjentë të qeverisë” nga Iraku.

Një gjë e tillë, siç shkruan Reuters, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur përmes një deklarate nga ambasada e SHBA-së në Bagdad.


Duke iu referuar ambasadës dhe konsullatës së SHBA-së në Erbil, është thënë se “shërbimet normale të vizave në të dyja vendet do të pezullohen përkohësisht”.

“Qeveria e SHBA-së ka aftësi të kufizuar për të ofruar shërbime emergjente për qytetarët e SHBA-së në Irak”.

Deklarata, po sipas Reuters, rekomandoi të apostrofuarit “të largohen nga transporti komercial sa më shpejt të jetë e mundur”.

Dhe sipas Mirror, një vendim i tillë vjen në momentin kur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë të rriten.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin – kryeqytetin e Iranit – se do të “vuante shumë” nëse bën diçka kundër forcave amerikane apo interesave në rajon.

Hetuesit amerikanë besojnë se Irani – ose grupet që ajo mbështet – përdorën eksplozivë për të dëmtuar katër anije jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe të dielën, por asnjë dëshmi “nuk ka vënë gishtin” në vendin e Lindjes së Mesme.

Incidenti ka rritur tensionet midis Iranit, që kufizohet me ngushticën e ngushtë të Hormuzit dhe SHBA-së.

Ndërsa New York Times raporton se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump është duke hartuar plane lufte kundër Iranit.

Po sipas Mirror, këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump, John Bolton, ka qenë armiqësor ndaj Iranit gjatë gjithë karrierës së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori