LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Trump dhe Clinton arritën fitore në 7 prej 12 shteteve

SHBA: Trump dhe Clinton arritën fitore në 7 prej 12 shteteve

Projeksionet tregojnë se republikani, Donald Trump, dhe demokratja, Hillary Clinton, kanë arritur fitore në zgjedhjet për nominim partiak në ditën e njohur si “Super e Martë”, meqë këtë ditë mbahen votime në më së shumti shtete.

Clinton dheTrump fituan në 7 prej 12 shteteve të Shteteve të Bashkuara, që votuan dje, sipas projeksioneve nga rrjetet televizive, CNN, Fox News, e të tjera.


Kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në Alabama, Gjorgjia, Masaçusets, Virxhinia, Arkanzas, Vermont dhe Tenesi, ndërsa demokratja Hillary Clinton, fitoi në Alabama, Gjorgjia, Tenesi, Teksas, Arkanzas, Masaçusets dhe Virxhina, transmeton Rel.

Rivali i saj, Bernie Sanders, që përshkruhet si demokrat socialist, sipas projeksioneve fiton në shtetin e tij, Vermont, dhe Okllahoma e Kolorado.

Rivali i Trump në mesin e republikanëve, senatori Ted Cruz, ka fituar në shtetin e tij, Teksas dhe në Okllahoma. Kandidati tjetër republikan, senatori Marco Rubio, fitoi në Minesota.

Presidentit aktual, Barack Obama, i kalon edhe mandati i dytë, kështu që pasardhësi i tij do të zgjidhet më 8 nëntor të këtij viti.