LAJMI I FUNDIT:

BE-SHBA do të veprojnë më ashpër kundër mbështetësve të luftës agresore të Rusisë në Ukrainë

BE-SHBA do të veprojnë më ashpër kundër mbështetësve të luftës agresore të Rusisë në Ukrainë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në të ardhmen do të veprojnë më ashpër kundër mbështetësve të luftës agresore të Rusisë në Ukrainë.

“Ne do ndërmarrim së bashku hapa të rinj për të vënë në shënjestër persona të tjerë në vende të treta në të gjithë botën me qëllim që të ndalet mbështetja për luftën ruse në çdo cep të botës, ku kjo mbështetje konstatohet”, theksohet në një njoftim të përbashkët pas takimit të presidentit amerikan, Joe Biden me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë.


Fokusi do të jetë pengimi i çdo lloj shmangieje të sanksioneve të vendosura nga Rusia, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Biden dhe von der Leyen theksuan vendosmërinë e tyre në mbështetjen e Ukrainës.

SHBA dhe BE qëndrojnë në krah “të njerëzve të guximshëm në Ukrainë” me mbështetje ushtarake për Kievin dhe “sanksione historike” kundër Rusisë, sipas presidentit amerikan.

BE dhe SHBA punojnë të koordinuara hap pas hapi për të kufizuar të ardhurat ruse dhe në të njëjtën kohë të jetë i siguruar furnizimi me energji në vendet në zhvillim dhe vende të treta, vazhdohet më tej në njoftimin e përbashkët për shtyp.

Masa konkrete nuk u përmendën.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lavdëroi mbështetjen e Norvegjisë për Ukrainën, si një aleat i veçantë në mbështetjen ushtarake në ofensivën e pritshme ruse në pranverë.

Me mbështetjen e luftës ukrainase me 7 miliardë dollarë, rreth 6,6 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme, Norvegjia bëhet si shembull për vende të tjera, tha Zelensky në një mesazh me video pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë, Björn Arild Gram. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Kalo në kategori