LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të vazhdojë kontaktet me Rusinë – Blinken thotë se Putini nuk është i interesuar të ndalojë luftën

SHBA do të vazhdojë kontaktet me Rusinë – Blinken thotë se Putini nuk është i interesuar të ndalojë luftën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA do të vazhdojë kontaktet me Rusinë, por se çdo diplomaci më e gjerë varet nga interesimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të ndalur agresionin.

Ai këtë e tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme franceze, Catherine Colonna, në Uashington.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë për këtë në këtë moment. Përkundrazi, ne shohim Rusinë duke dyfishuar dhe trefishuar agresionin e saj”, shtoi ai.


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, mbajti një ndër bisedimet e rralla telefonike me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin. Pak detaje të bisedës dolën, por të dyja palët konfirmuan se kishin diskutuar për Ukrainën.

Pentagoni nuk pranoi të ofrojë detaje përtej telefonatës së Austinit, i cili vetëm theksoi nevojën për linja komunikimi në mes të luftës në Ukrainë, raporton theguardian.

Blinken vuri në dukje sulmet e fundit të Rusisë mbi termocentralet dhe infrastrukturën tjetër civile në Ukrainë dhe mobilizimin e trupave të cilat ai i quajti “të tmerrshme, mish për top që Putini po përpiqet të hedhë në luftë”.

“Dallimi thelbësor është se ukrainasit po luftojnë për vendin, tokën, të ardhmen e tyre. Rusia nuk është dhe sa më shpejt që presidenti Putin ta kuptojë këtë dhe të arrijë në atë përfundim, aq më shpejt do të jemi në gjendje t’i japim fund kësaj lufte”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori