LAJMI I FUNDIT:

“SHBA do të bëjë gjithçka që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për emrin”

“SHBA do të bëjë gjithçka që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për emrin”

Forumi i tetë me radhë To Be Secure (2BS), konferenca ndërkombëtare e cila trajton çështjet e sigurisë globale dhe transatlantike, sot zyrtarisht u hap në Budvë të Malit të Zi. Tema qendrore e forumit të sivjemë është situata politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, njofton AA.

Forumi diskuton edhe rreth ndryshimit në rritje të politikës evropiane kah e djathta dhe gjithashtu bisedohet edhe për politikën e jashtme të SHBA-ve, nën udhëheqjen e Donald Trump.


Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i cili hapi konferencën tha se Mali i Zi është në një rrugë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme si anëtar i ardhshëm i BE-së, por se Ballkani ende mbetet “një punë e pambaruar”.

Në Forumin 2BS të pranishëm janë një numër i madh i zyrtarëve nga rajoni, por edhe më gjerë.

Matthew Palmer, ushtrues detyre Zëvendës Ndihmës Sekretari në Departamentin e Shtetit, tha se qëllimi i SHBA-ve është që vendet e rajonit të arrijnë qëllimin e tyre të përbashkët, pra integrimin evropian dhe euroatlantik.

Ai komentoi edhe situatën në vendet e rajonit.

“Në Maqedoni, një zgjidhje e pranueshme nga të dy palët është më afër se më parë. Mendoj rreth mosmarrëveshjes së emrit. Megjithatë, ende ka shumë punë. Të dyja palët, Greqia dhe Maqedonia kanë treguar se mund të punojnë së bashku. Tani është koha e duhur, ky është një moment historik dhe SHBA-të do të bëjnë gjithçka për të mbështetur të dy palët në arritjen e marrëveshjes. Shqipëria poashtu ka përshkuar një rrugë të gjatë. BE-ja ka rekomanduar që negociatat të hapen dhe kjo pasqyron gatishmërinë e liderëve të këtij vendi për të kryer reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha zyrtari amerikan./aa/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori