LAJMI I FUNDIT:

SHBA, policia: Gruaja u përdhunua në trenin me pasagjerë, asnjë nuk bëri gjë për ta ndihmuar

SHBA, policia: Gruaja u përdhunua në trenin me pasagjerë, asnjë nuk bëri gjë për ta ndihmuar

Policia në Pennsylvania, SHBA ka thanë dje se një grua është përdhunuar në një tren pasagjerësh në lëvizje, por me gjithë njerëzit që dëshmuan skenat, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Në një ngjarje të rëndë nga SHBA, disa njerëz raportohet se kishin qëndruar indiferentë teksa një burrë përdhunonte një grua te panjohur në një tren në lëvizje.

Sulmi ka ndodhur vonë më 13 tetor, kur gruaja po udhëtonte me tren drejt Market Frankford në juglindje të Pennsylvanisë.


Ndërsa sulmuesi i identifikuar tashmë si Fiston Ngoy, ishte ulur pranë viktimës dhe nisi të bëhej agresiv kur ajo refuzoi avancimet e tij.

Më pas 35-vjecari kishte grisur rrobat e saj dhe e kishte përdhunuar për rreth dhjetë minuta, në sulmin e regjistruar në kamerat e sigurisë së trenit, raporton rrjeti Fox News.

Megjithëse disa pasagjerë ishin prezentë në sulm, asnjë nuk ksite telefonuar shërbimet e emergjencës 911.

Kreu i policisë vendase Timothy Bernhardt tha: “Jam i shokuar, nuk kam fjalë ta përshkruar”.

“Nuk mund të imagjinoj të shikosh apo të dëgjosh atë që kjo grua po kalonte në duart e sulmuesit,  dhe faktin se askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar.”

Ai shtoi se megjithëse nuk kishte shumë njerëz ne vagon, së bashku ata mund të duhet të kishin bërë diçka për të ndihmuar viktimën.

Sipas rrjetit Independent, një punonjës i linjave hekurudhore Septa ishte dëshmitari i parë i sulmit që e raportoi në 911.

Pamjet e kamerave të sigurisë janë të mjaftueshme si prova për të ngritur akuzat e sulmit fizik dhe përdhunimit ndaj  Ngoy.

Zëdhënësi i kompanisë Septa, Andrew Busch tha: “Sulmi u pikas nga një punonjës i cili thirri në numrin e emergjencës duke dhënë alarmin për oficerët e policisë. Kompania jonë nxit këdo që dëshmon një krim që kryhet në ambientet tona të raportojë te autoritetet”.

Autoritetet thanë se janë duke tentuar të identifikojnë personat prezentë në vagonin e trenit për të intervistuar dëshmitarët e mundshëm.

Viktima e sulmit u dërgua në spital dhe u trajtuar për plagët e marra. /tch/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori