LAJMI I FUNDIT:

SHBA planifikon të dërgojë tanke dhe trupa për të siguruar fushat e naftës në Siri

SHBA planifikon të dërgojë tanke dhe trupa për të siguruar fushat e naftës në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë përpiluar një plan për të dërguar trupa dhe tanke për të ruajtur fushat lindore të naftës në Siri, pas tërheqjes nga veriu i vendit, ka mësuar Newsweek, përcjell Telegrafi.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit i tha Newsweek të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë dhe janë në pritje të miratimit të Shtëpisë së Bardhë që të vendosin gjysmën e një batalioni të ekipit luftarak të brigadave të blinduara të ushtrisë, që përfshin më shumë se 30 tanke Abrams së bashku me personelin në lindje të Sirisë.


Ato pritet të vendosen aty ku fushat fitimprurëse të naftës janë nën kontroll nga një forcë kryesisht kurde, e përfshirë në luftën e drejtuar nga SHBA kundër grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS).

Zyrtari i tha Newsweek se vendosja e tankeve të reja do të kishte një qëllim të kombinuar për të mbajtur ISIS-in, si dhe qeverinë siriane, Iranin dhe milicitë e tyre aleate larg fushave lindore të naftës.

Ndryshe, Trump zgjodhi të tërhiqej me shpejtësi në një veprim që fillimisht zemëroi luftëtarët kurdë në rajon dhe i detyroi ata të bënin një marrëveshje me qeverinë siriane me shpresën për të shmangur pushtimin.

SHBA dënuan vendimin e Turqisë dhe menjëherë arritën një marrëveshje pesë-ditore të armëpushimit që përfundimisht u pasua nga një marrëveshje më gjithëpërfshirëse e arritur nga presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Raportimet e mëparshme kanë sugjeruar që Forcat Demokratike Siriane kanë hyrë në marrëveshje për të shitur naftën për qeverinë siriane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori