Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore, ndaj të cilave Kievi hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, thotë Jake Sullivan, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.
Zoti Sullivan i bëri komentet pasi u pyet në lidhje me një artikull të gazetës New York Times, të publikuar muajin e kaluar, në të cilin thuhej se zyrtarë perëndimorë, të paidentifikuar, kishin sugjeruar se Presidenti Joe Biden mund t’i kthente Ukrainës armët bërthamore përpara se të largohej nga detyra.
“Kjo nuk po shqyrtohet. Ajo që po bëjmë është shtimi i kapaciteteve të ndryshme konvencionale të Ukrainës, në mënyrë që të mund të mbrohen në mënyrë efikase dhe ta shtyjnë luftën në frontin rus, pa patur kapacitete bërthamore”, tha zoti Sullivan gjatë një interviste të dielën me rrjetin ABC News.
Rusia tha javën e kaluar se ideja ishte “çmenduri absolute” dhe se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska i dërgoi trupa në Ukrainë.
Si pjesë e Bashkimit Sovjetik, Ukraina i trashëgoi armët bërthamore pas shpërbërjes së tij në vitin 1991 por hoqi dorë nga këto armë në bazë të një marrëveshje të vitit 1994 që njihet si Memorandumi i Budapestit, në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
Më 24 gusht të vitit 1991, parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, miratoi Aktin e Deklaratës së Pavarësisë së Ukrainës. Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e këtij vendi më 25 dhjetor të po atij viti dhe hapën ambasadën në kryeqytetin Kiev. Presidenti Bill Clinton e vizitoi Kievin tre herë – në 1994, 1995 dhe 2000. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite