SHBA nis hetimin e 2.4 milionë automjeteve Tesla pas përplasjeve të raportuara si shkak i softuerit Full-Self Driving
Agjencia e sigurisë rrugore e qeverisë amerikane ka hapur një hetim për 2.4 milionë automjete Tesla me softuerin Full Self-Driving të prodhuesit të automjeteve pas katër përplasjeve të raportuara, duke përfshirë një përplasje fatale.
Bëhet e ditur se Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) po nis një vlerësim paraprak pas katër raporteve të përplasjeve ku Full Self-Driving ishte e përfshirë.
“Në një aksident Tesla goditi për vdekje një këmbësor”, tha NHTSA.
Hetimi mbulon automjetet Model S dhe X 2016-2024 me sistemin opsional si dhe automjetet Model 3 2017-2024, Model Y 2020-2024 dhe Cybertruck 2023-2024.
Vlerësimi paraprak është hapi i parë përpara se agjencia të kërkojë tërheqjen e automjeteve nëse beson se ato përbëjnë një rrezik për sigurinë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, Tesla thotë në faqen e saj të internetit se softueri Full Self-Driving në automjete kërkon mbikëqyrje aktive të shoferit dhe nuk i bën ato autonome.
Megjithatë, NHTSA tha se “rishikimi do të vlerësojë kohën, qëllimin dhe aftësitë e çdo përditësimi të tillë, si dhe vlerësimin e Tesla-s për ndikimin e tyre të sigurisë”.
Ndryshe, teknologjia FSD e Tesla ka qenë në zhvillim prej vitesh dhe synon automatizimin e lartë, ku automjeti mund të përballojë shumicën e detyrave të drejtimit pa ndërhyrjen njerëzore.
Por, ajo është përballur me shqyrtimin ligjor, me të paktën dy aksidente fatale që përfshijnë teknologjinë, duke përfshirë një incident në prill, në të cilin një Tesla Model S ishte në modalitetin e Full Self-Driving kur goditi dhe vrau një motoçiklist 28-vjeçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Përbindëshi” 22 tonësh, “shtëpia” me katër dhoma gjumi – Brabus sjell kamperin luksoz
Njerëzit sapo e kanë kuptuar se e kanë shqiptuar emrin Mercedes gabim gjatë gjithë jetës së tyre
Golf II më i shtrenjtë në botë – shitet për 93.600 euro
Shqetësimet e vjeshtës për shoferët, gjethet në tokë - armiku numër një
Ekuacioni është i thjeshtë: Si llogaritet fuqia e motorit?
A e dini se kur dhe ku është vendosur vendkalimi i parë i këmbësorëve?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Përballja e parë televizive mes Drenusha Latifit dhe Atillës në BBVK - momenti kur i kumtohet lajmi se ai është banor
Jonida Vokshi emocionet në studion e BBVK: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit tim, babait tim
Rama publikon pamjet natën nga Ura e Kukësit: Plast syri i keq, na shani sa më shumë!
Hovenier me mesazh nga Prishtina për zgjedhjet presidenciale në Amerikë
Balotelli kthehet në Serie A siç di ai - ndëshkohet vetëm pas minuta pasi u fut në fushë
Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova si banor