LAJMI I FUNDIT:

SHBA në kërkim të Hamza Bin Laden, një milion dollarë për personat që ofrojnë informacione

SHBA në kërkim të Hamza Bin Laden, një milion dollarë për personat që ofrojnë informacione

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në një milion dollarë, për personat që ofrojnë informacione për njërin nga djemtë e ish liderit të al-Kaidas, Osama Bin Laden.

Hamza Bin Laden thuhet se po udhëheq grupin militant islamik, thonë zyrtarët amerikanë.


Sipas autoriteteve, ai është i vendosur afër kufirit që ndanë Afganistanin dhe Pakistanin.

“Ne besojmë se ai ndoshta është në kufirin afgan-pakistanez dhe … ai do të kalojë në Iran, por ai mund të jetë kudo në … në Azinë jug qendrore”, tha ndihmësi i sekretarit për siguri diplomatike, Michael Evanoff, transmeton BBC.

Vitet e fundit, Hamza Bin Laden ka transmetuar audio incizime dhe mesazhe me video, duke bërë thirrje për sulm ndaj SHBA-së dhe aleatëve perëndimor për hakmarrje ndaj vrasjes së babait të tij.

Në një regjistrim të korrikut të vitit 2016, Hamza bin Laden kërcënoi me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara për vrasjen e babait të tij, përcjell rel.

“Nëse mendoni se krimi juaj mëkatar që keni kryer në Abbottabad ka kaluar pa dënim, atëherë keni menduar gabimisht”, tha ai.

Hamza Bin Laden, rreth 30 vjeç, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si terrorist global dy vjet më parë. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte thënë se ai është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili ka organizuar sulmin e vitit 2001 duke rrëmbyer njërin nga aeroplanët komercialë për të goditur ndërtesën në Nju Jork.

Letrat e Osama Bin Laden të gjetura në kompleksin ku kishte jetuar tregojnë se Hamza, ka qenë djali i tij i përzgjedhur për të zëvendësuar atë si udhëheqës i Al Kaidës.

Hamza Bin Laden besohet se ka kaluar disa vjet me nënën e tij në Iran, ndërsa disa raporte bëjnë të ditur se ai ka jetuar në Pakistan, Afganistan dhe Siri.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin në fund të vitit 2001 për shkak se qeveria e udhëhequr nga talibanët kishte mbrojtur Al-Kaidën dhe bin Ladenin, i cili organizoi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Nga këto sulme u vranë rreth 3,000 njerëz.

Talibanët u dëbuan nga pushteti dhe bin Laden, i fshehur në qytetin verior të Pakistanit të Abbotabad, u vra gjatë një sulmi të SHBA-së në vitin 2011.

Një raport i vitit 2018 i Kombeve të Bashkuara theksoi se “propaganda e Al Kaidës vazhdon të nxjerrë në pah një brez të ri udhëheqësish të mundshëm, siç është Hamza bin Laden”.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori