LAJMI I FUNDIT:

SHBA kundërshtojnë kërkesën e Irakut për të diskutuar tërheqjen e trupave

SHBA kundërshtojnë kërkesën e Irakut për të diskutuar tërheqjen e trupave

Kryeministri Adel Abdul Mahdi e bëri këtë kërkesë në një telefonatë me sekretarin e shtetit të SHBA-së Mike Pompeo të enjten.

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan një kërkesë të Irakut të premten për t’u përgatitur për ti tërhequr trupat e saj, mes tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Iranit, pas vrasjes së komandantit iranian Qassem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Duke kërkuar të forcojë presionin ndaj rivalit të saj, SHBA, ndërkohë, vendosi më shumë sanksione ndaj Iranit, duke iu përgjigjur një sulmi ndaj trupave amerikane në Irak të nisura nga Teherani në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimani.

Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani tha se ishin Irakianët ata që kishin për të vuajtur më shumë nga konflikti SHBA-Iran.

“Populli ka vuajtur mjaft nga luftërat … Iraku duhet të qeverisë vetë dhe nuk duhet të ketë rol për të jashtmit në vendimmarrjen e tij,” tha Sistani.

Iraku ka pësuar dekada lufte, sanksione dhe konflikti sektar, përfshirë dy pushtime të udhëhequra nga SH.B.A. dhe ngritjen dhe rënien e  al-Kaedës dhe ISIL (ISIS).

Që nga vrasja e Soleimani, Teherani ka rritur thirrjet e tij për forcat amerikane për të lënë Irakun. /Telegrafi/