LAJMI I FUNDIT:

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët të mbrojtjes raketore

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët të mbrojtjes raketore

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvilluan stërvitje trepalëshe të mbrojtjes raketore në ujërat ndërkombëtare në Detin Lindor (Detin e Japonisë).

Sipas lajmit të agjencisë “Yonhap”, Marina e Koresë së Jugut njoftoi se kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët të mbrojtjes raketore me SHBA-në dhe Japoninë.


Në stërvitjen ku morën pjesë anijet shkatërruese ROKS Yulgok Yi I të Koresë së Jugut, John Finn e SHBA-së dhe JS Maya e Japonisë, u kryen procedura për identifikimin dhe gjurmimin e objektivave të raketës balistike dhe punime për ndarjen e informacionit për këtë çështje.

Stërvitja ka për qëllim zhvillimin e një sistemi të “përgjigjes së fortë” kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore në rritje të Koresë së Veriut dhe për forcimin e koordinimit trepalësh, shkruan AA.

Ndërkohë Koreja e Veriut më 12 korrik njoftoi se ka kryer testimin e “raketës balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë” të llojit “Hwasong-18”.

Më tej u theksua se lartësia dhe koha e fluturimit të raketës të llojit “Hwasong-18” arriti në nivele rekord.

Testimi i raketës balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut lëshoi në drejtim të Detit Lindor dhe e cila qëndroi në ajër për 75 minuta u ndoq edhe nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori