LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vendos ndalim-hyrje për kryeministrin çeçen

SHBA-ja vendos ndalim-hyrje për kryeministrin çeçen

Uashingtoni ka vendosur të ndalojë hyrjen në SHBA të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev.

Njoftimi u bë i ditur në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.


Aty thuhet se ndalim-hyrja për Khuchiyev është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka “informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.

“Departamenti ka informacion të besueshëm se Khuchiyev ishte i përfshirë në akte të torturës”, tha deklarata.

Edhe gruaja e Khuchijev, Sapiyat Shabazova, gjithashtu u sanksionua, përcjell rel.

Departamenti i Shtetit tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kohët e fundit arriti në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut”.

OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të mbajë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori