LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja u revokon vizat një mijë studentëve kinezë, rrezikonin sigurinë e amerikanëve

SHBA-ja u revokon vizat një mijë studentëve kinezë, rrezikonin sigurinë e amerikanëve

SHBA-ja thotë se ka revokuar vizat e më shumë se një mijë studentëve dhe studiuesve kinezë që vlerësohet se janë të rrezikshëm për sigurinë e amerikanëve.

Masat pasojnë një deklaratë të presidentit, Donald Trump që synonte shtetasit kinezë të dyshuar për lidhje me ushtrinë. Ai tha se disa kishin vjedhur të dhëna dhe prona intelektuale.


Gati 370 mijë studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së në vitin 2018-19, raporton BBC.

Një zëdhënëse e departamentit të shtetit i përshkroi ata, vizat e të cilëve u revokuan, si “studentë të diplomuar me rrezik të lartë dhe studiues kërkimesh”, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se ishin një “nëngrup i vogël” i numrit të përgjithshëm të studentëve kinezë. “Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina, të cilët nuk përkrahin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak”, tha zëdhënësja.

Më 29 maj, SHBA-ja akuzoi Kinën për përfshirje në një “fushatë të gjerë dhe me burime të mëdha për të marrë teknologji të ndjeshme të Shteteve të Bashkuara dhe pronë intelektuale” dhe për këtë po i shfrytëzonte disa studentë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori