LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja do të shfrytëzojë Roadrunner në vitin 2024, shkatërruesi i dronëve dhe raketave që mund të drejtohet nga AI

SHBA-ja do të shfrytëzojë Roadrunner në vitin 2024, shkatërruesi i dronëve dhe raketave që mund të drejtohet nga AI

Themeluesi i kompanisë Anduril, Palmer Luckey, konfirmoi për Bloomberg se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, planifikon të fillojë përdorimin e një droni të quajtur Roadrunner nga viti 2024.

Bëhet fjalë për një dron me motor reaktiv, i cili kontrollohet nga inteligjenca artificiale dhe përfaqëson një risi në industrinë e dronëve. Ai vepron si një përgjues ajror që mund të kthehet në bazë nëse humbet objektivin ose nëse misioni ndërpritet.


Roadrunner është një UAV interesant që ka një rol të shumëfishtë, mund të rrëzojë raketa dhe dronë të tjerë, por edhe të kryejë misione zbulimi. Ai u cilësua si një “fluturake autonome me dy motorë reaktivë”, ndërsa mediat e quajtën “dron vrasës” dhe “një kombinim i ri i dronit, bombës dhe bumerangut me teknologjinë inteligjencës artificiale”.

Droni është 1.8 metra i gjatë, ngrihet dhe ulet vertikalisht dhe mund të shpërthejë vetë si një raketë e drejtuar.

Nëse humbet objektivin, kthehet në vendin e nisjes, për këtë arsye krahasohet me një bumerang.

Palmer njoftoi se Roadrunner së shpejti do të jetë në përdorim.

Ky dron është i lidhur edhe me Ukrainën ndërsa vetë Palmer tha se dronët janë kyç në strategjinë e të dyja palëve. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse Roadrunner do të ishte në Ukrainë, ai u përgjigj se është “e ndërlikuar” dhe se për këtë vendos qeveria amerikane dhe disa faktorë të tjerë.

Anduril ka klientë të tjerë të interesuar jashtë SHBA-së për dronin e saj të ri, duke përfshirë vendet evropiane si Britania e Madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori