LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja do të nis dërgimin e ndihmave në Gazë nga ajri

SHBA-ja do të nis dërgimin e ndihmave në Gazë nga ajri

SHBA-ja do të nis dërgimin e ndihmave dhe furnizimeve emergjente në Gazë nga ajri, ka njoftuar presidenti amerikan, Joe Biden.

Njoftimi nga Biden lë të nënkuptohet se ai ka hequr dorë nga përpjekja për të bindur Izraelin që të koordinohen për një shkallë të gjerë ndihmash me bazë tokësore.


Por, ky gjest nuk po vlerësohet shumë nga kritikët e tij të cilët po e shohin këtë veprim si përpjekje e pamjaftueshme, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ndihmat ajrore nuk janë zgjidhje për të lehtësuar këtë vuajtje dhe për të ndaluar kohën nga përpjekja për ndihmë në shkallë më të madhe”, tha organizata e ndihmës së Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit”. “I gjithë fokusi diplomatik duhet të jetë në idenë që Izraeli të heqë rrethimin nga Gaza”, shtoi organizata.

I shqetësuar për humbjen e jetëve të shumta është shprehur edhe udhëheqësi amerikan gjatë një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Biden: Shpresoj se armëpushimi do të arrihet deri në Ramazan në Gaza
Lexo po ashtu Biden: Shpresoj se armëpushimi do të arrihet deri në Ramazan në Gaza

“Humbja e jetëve është zemërthyese”, tha presidenti amerikan. “Ditët në vijim ne do të bashkohemi me miqtë tanë në Jordani dhe të tjerët në sigurimin e dërgesave ajrore të ushqimit dhe furnizimeve shtesë”, shtoi Biden.

Bëhet e ditur se forcat ajrore jordaneze dhe franceze kanë kryer tashmë fluturime mbi Gazë. Edhe pse është një mënyrë e shtrenjtë e shpërndarjes së ushqimit në mes të një krize, është parë si zgjidhje më e mirë.

Kjo pasi qindra kamionë me ndihma janë bllokuar në kufirin e Gazës, dhe të paktën 112 persona janë vrarë nga kolona e madhe e pritjes për ndihma.

Autoritetet palestineze kanë akuzuar forcat izraelite se kanë hapur zjarr ndaj turmës. Edhe pse zjarri ishte hapur, thuhet se shumica e viktimave ishin nga rrëmuja e krijuar.

Gjithashtu, SHBA-ja po planifikon edhe hapjen e korridoreve të tjera ndihme për Gazën ku përfshihet edhe mundësia e hapjes së një “korridori detar”.

Ndryshe, Biden dhe administrata e tij janë përpjekur për muaj të tërë për ta bindur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që të lejojë të hyjnë më shumë ndihma në Gazë, duke mos përdorur disa nga ndikimet më të fuqishme që SHBA-ja ka mbi Izraelin si varësia izraelite ndaj armëve amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori