SHBA-ja raporton rreth 40 mijë raste të reja me coronavirus dhe mbi 600 të vdekur


Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhëna më të reja të pandemisë.
Numri i infeksioneve të coronavirusit në SHBA është rritur në 24 orët e fundit me 38,984 dhe 672 të vdekur.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 7,475,262 dhe 210,232 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë, raporton CNN.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të madh të rasteve në botë.
India renditet e dyta me 6,832,646 raste dhe Brazili është i treti me gjithsej 4,978,531 raste. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































