Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se SHBA nuk pajtohet me Izraelin se Afrika e Jugut po vepron si me qenë krahu ligjor i Hamasit, por gjithashtu hedh poshtë akuzat e shtetit afrikan për gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës.
“Unë nuk do t’i karakterizoja kështu partnerët tanë afrikano-jugor”, iu përgjigj Patel pyetjes së një gazetari.
Ai gjithashtu vlerësoi se “janë të pabaza akuzat se Izraeli po kryen gjenocid”, raportojnë mediat izraelite.
Patel më pas iu referua ndihmave humanitare për Gazën dhe tha se më shumë se 7000 kamionë me ndihma humanitare kishin hyrë në Gaza që nga fundi i tetorit, por shtoi se kjo nuk mjaftonte dhe bëri thirrje që më shumë ndihma të dërgohen më shpejt.
Kjo, siç tha zëdhënësi, ishte një nga temat qendrore të diskutimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinkenin gjatë vizitës njëjavore në rajonin e Lindjes së Mesme.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha në përgjigje të procesit të nisur sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër luftës në Gaza se Izraeli nuk do të lejojë që bota t’i harrojë krimet e kryera nga Hamasi më 7 tetor.
“Në këto ditë, është e rëndësishme të përmendet se ne po bëjmë një luftë të drejtë, një luftë që armiku zgjodhi ta fillonte, me vetëdije, kur kreu krime kundër njerëzimit dhe akte mizore të paparë për dekada në botën perëndimore”, tha Hagari.
Ai shtoi se shumë krime janë dokumentuar nga vetë “terroristët”, por se shumë në botë përpiqen t’i injorojnë ato sikur nuk kanë ndodhur.
Në sulmet e ekstremistëve palestinezë të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor në jug të Izraelit, rreth 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u rrëmbyen.
Që atëherë, më shumë se 23000 palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në ofensivën izraelite nga ajri, toka dhe deti në Gaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Çfarë po përpiqet me të vërtetë të arrijë Trump me tarifat?

Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Protesta në mbarë botën kundër tarifave, por Trump zgjedh të luajë golf

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje