LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë: E pabazuar akuza për gjenocid kundër Izraelit

Shtëpia e Bardhë: E pabazuar akuza për gjenocid kundër Izraelit

Afrika e Jugut nuk ka “asnjë bazë” që ta akuzojë për gjenocid shtetin e Izraelit.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se SHBA-ja beson se rasti është “i pabazuar”.


Izraeli është akuzuar nga Afrika e Jugut se ka shfaqur “qëllime gjenocidale” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Netanyahu rreth akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve: Deri në qiell dëgjohet hipokrizia e Afrikës së Jugut
Lexo po ashtu Netanyahu rreth akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve: Deri në qiell dëgjohet hipokrizia e Afrikës së Jugut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i cilësoi akuzat “hipokrizi dhe gënjeshtra” të shtetit afrikan.

“Hipokrizia e Afrikës së Jugut dëgjohet deri në qiell”, thotë ai dhe pyet se ku ishte vendi “kur miliona u vranë dhe u zhvendosën në Siri dhe Jemen nga partnerët e Hamasit”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/