LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja ka vaksinuar 8.5 për qind të popullatës

SHBA-ja ka vaksinuar 8.5 për qind të popullatës

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, tha se deri më tani, në vend janë administruar 35.2 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, agjencia njofton se 57.4 milionë doza janë shpërndarë në mbarë vendin.


CDC deklaroi se 27.9 milionë njerëz kishin marrë nga një dozë ose më shumë (rreth 8.5 për qind e popullatës amerikane), derisa 6.9 milionë janë vaksinuar plotësisht.

Administrimi i këtyre dozave të vaksinave nga COVID-19 vjen kryesisht nga vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Fauci: Variantet e reja të coronavirusit mund të bëhen dominuese në SHBA
Lexo po ashtu Fauci: Variantet e reja të coronavirusit mund të bëhen dominuese në SHBA

SHBA-ja ka regjistruar deri më tani 26.6 milionë raste me coronavirus si dhe 455 mijë viktima.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka deklaruar se SHBA-ja nuk po i vaksinon njerëzit aq shpejt sa të qëndrojnë “përballë” varianteve të reja.

Variantet tepër ngjitëse të coronavirusit mund të bëhen llojet dominuese të sëmundjes në SHBA, nëse nuk bëhen më shumë vaksinime me ritëm, potencoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori