LAJMI I FUNDIT:

SHBA hedh poshtë pretendimet e Kinës mbi Detin e Kinës së Jugut

SHBA hedh poshtë pretendimet e Kinës mbi Detin e Kinës së Jugut

Shtetet e Bashkuara i kundërshtuan zyrtarisht pretendimet e Kinës për pronësinë mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës së Jugut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se pretendimet e Kinës mbi territoret e Detit të Kinës së Jugut “janë plotësisht të paligjshme, ashtu si edhe fushata për kontrollimin e tyre”.


“Bota nuk do të lejojë që Pekini ta trajtojë Detin e Kinës së Jugut si perandorinë e tij detare. Amerika qëndron me aleatët dhe partnerët tanë të Azisë Juglindore, në mbrojtjen e të drejtave të tyre sovrane ndaj burimeve në det të hapur”, tha Pompeo.

Pekini u përgjigj, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “i shtrembërojnë qëllimisht faktet dhe ligjin ndërkombëtar”.

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar prej kohësh pretendimet territoriale të Kinës ndaj 90 për qind të Detit të Kinës së Jugut, që është një rrugë kryesore tregtare ndërkombëtare, e pasur me burime detare dhe energjetike.

Disa pjesë të Detit të Kinës së Jugut pretendohen nga Indonezia, Filipinet, Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Tajvani.

Pekini ka forcuar pozitën e tij viteve të fundit, duke ndërtuar baza ushtarake dhe infrastrukturë tjetër në ujërat që shtrihen nga ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë.

Në përgjigje, Marina e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht bën ushtrime ujore në Detin e Kinës së Jugut.

Është e paqartë se çfarë efekti praktik do të ketë deklarata e Pompeos, por ajo pritet t’i shtojë tensionet midis dy fuqive globale.

Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë janë tensionuar për shkak të trajtimit të pandemisë së coronavirusit, përkeqësimit të të drejtave dhe lirive në Hong Kong, mosmarrëveshjeve tregtare e të tjera. /oranews.tv/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori