Emmanuel Macron po u drejtohet gazetarëve dhe punonjësve të emergjencës në Qendrën e Operacioneve të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Bordeaux në Gironde, zona më e prekur nga zjarri në jugperëndim të Francës.

Pasi u informua nga kreu i shërbimit lokal të zjarrfikjes dhe shpëtimit, presidenti francez ka falënderuar njerëzit dhe vendet që kanë kontribuar në operacionet e reagimit ndaj krizave.


Zjarri ka qenë "i paprecedentë", theksoi Macron, transmeton Telegrafi.

"Kemi një situatë që është më e vështirë se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore", shtoi presidenti francez.

Macron thotë se kjo është për shkak të motit të thatë në javët e fundit, i cili ka rritur masivisht rrezikun e zjarrit.

"Duhet të jemi realistë: javët e ardhshme do të jenë të vështira dhe duhet të këmbëngulim. Çelësi është urgjenca, qëndrueshmëria", shtoi ai. /Telegrafi/