LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projektrezolutë të ashpër që dënon Rusinë

SHBA dhe Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projektrezolutë të ashpër që dënon Rusinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sonte mbi një projektrezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike.

Projektrezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.


Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit, thanë diplomatët.

Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte “izolimin” e Rusisë.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt, konfirmoi për AFP-në se votimi do të mbahet të premten.

Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.

Sipas projekt-rezolutës, të parë nga agjencia AFP, Këshilli i Sigurimit do të dënojë “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.

Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t’i kërkonte gjithashtu Rusisë që “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një projekt-rezolutë që dënonte Moskën mori 13 vota pro. Kina abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos.

Dokumenti u dërgua më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku mori 100 vota pro. Njëmbëdhjetë vende votuan kundër, 58 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk morën pjesë në votim. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori