Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po punojnë së bashku në një mekanizëm, për t’u siguruar se çfarëdo bombardimi në Siri ka për qëllim vetëm grupet e njohura si terroriste.
Kerry, gjatë një konference për medie, të hënën, tha se ka folur me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se janë pajtuar që “të mos i gjykojnë…në mënyrë publike” raportet e shkeljeve të ndërprerjes së luftimeve, të vendosura më 27 shkurt.
“Ne do t’i hetojmë të gjitha shkeljet e pretenduara dhe të punojmë edhe më shumë që ta ndërtojmë një strukturë, e cila do të na ndihmojë neve që të garantojmë që misionet janë vërtetë kundër Frontit Al-Nusra, apo kundër Daesh”, tha Kerry, duke iu referuar grupit terrorist në Siri, që ka lidhje me Al-Qaedan.
Këto dy grupe terroriste nuk janë pjesë e marrëveshjes për armëpushim, të arritur ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë, gjë që ka ndalur shumë prej luftimeve në Siri, gjatë ditëve të fundit, transmeton Rel.
Ekipet e të dyja vendeve do t’i shqyrtojnë shkeljet e armëpushimit, për të vendosur nëse ato kanë pasur synim ndonjërin prej këtyre grupeve terroriste, ka thënë Kerry.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251