Ashtu siç ishte paralajmëruar, ministrat e Financave të shtatë vendeve më të fuqishme ekonomike në botë, janë mbledhur në takimin dy ditor që zhvillohet në qytetin verior të Francës, Chantilly.
Bisedimet janë fokusuar në mosmarrëveshjet lidhur me taksën për shërbimet dixhitale, midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, që Franca po përdor presidencën e G7-së për të ndihmuar në luftën kundër pabarazisë,
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ftoi homologët e tij nga Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja të ndihmojnë në luftën kundër pabarazisë.
Javën e kaluar, Parlamenti i Francës miratoi taksën e re ndaj kompanive më të mëdha teknologjike me shitje botërore prej mbi 750 milionë euro dhe shitje në Francë prej të paktën 25 milionë euro.
Kjo e ka bërë Francën një ndër vendet e para në botë që zbaton taksën ndaj kompanive si Google, Apple, Facebook dhe Amazon, duke sfiduar kërcënimet e Uashingtonit për të nisur një hetim që mund të çojë në tarifa më të larta për importet franceze, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje.
Le Maire tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga ky vendim, pavarësisht kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk do t’i kursejmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi taksën e shërbimeve dixhitale gjatë takimit të G7-së dhe të hedhim themelet për të gjetur një marrëveshje më të gjerë mes vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Pavarësisht qëndrimit të ashpër të Shteteve të Bashkuara, ne nuk do të tërhiqemi nga kjo taksë, pasi është një vendim i popullit francez, i miratuar përmes parlamentit”, tha Le Maire.
Megjithatë, analistët mendojnë se nuk do të ketë një marrëveshje mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi mosmarrëveshja mes tyre është shumë e dukshme.
Po ashtu, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi një hetim mbi taksën e planifikuar të Francës për gjigantët e teknologjisë, një masë që mund të rezultojë me tarifa hakmarrëse.
Ministrat e Financave në këtë takim, pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebookut për të vënë në qarkullim këtë kriptovalutë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën