Shtetet e Bashkuara kanë rritur luftën tregtare me Kinën, duke listuar produkte shtesë në vlerë të 200 miliardë dollarëve, të cilave planifikon t’iu vendosë tarifa deri në muajin shtator.
Ky hap ka ardhur disa ditë pasi të dyja shtetet kanë vendosur tarifa reciproke në vlerë të 34 miliardë dollarëve në mallrat e njëra-tjetrës.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar edhe më herët me vendosje të tarifave shtesë në rast të hakmarrjes nga Kina.
Në listë janë vendosur më shumë se 6,000 artikuj, duke përfshirë produkte ushqimore, minerale dhe çanta.
Publiku do të ketë kohë për të komentuar listën para aplikimit të tarifave të reja 10 për qind.
Tregjet aziatike të aksioneve kanë rënë ndjeshëm, si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në mes të dy gjigantëve ekonomikë.
Shtëpia e Bardhë pati deklaruar se tarifat janë përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251