LAJMI I FUNDIT:

Shasha pas takimit Kurti-Vuçiq: Të gjitha palët po manipulojnë

Shasha pas takimit Kurti-Vuçiq: Të gjitha palët po manipulojnë

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Përmes një shënimi në Facebook Shasha thotë se palët dialoguese po manipulojnë me opinionin publik.


“Njëri del në video që është super komod me negociatat. Tjetri menjëherë reagon për të thënë se edhe ai është super komod, madje edhe po luan shah. Ama e vërteta është se asnjë palë nuk është komod, prandaj të gjitha palët manipulojnë”, ka shkruar Shasha.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK e ka përshkruar situatën si “llug llug llug”.

“Ky episod na mëson se për liderët politik shpesh me i rëndësishëm është manipulimi me dialogun se dialogu në vetvete. Prandaj njëri vendos tarifë 100%, tjetri thotë “thikat mbi hartat”, njëri thotë jemi “good guys”, tjetri ngrit MIG-at, llug llug llug”.

“Por në fund dite krejt kjo është e kuptueshme. Manipulimi i politikaneve është i vjetër sa malet. Problemi është veç kur e tepron. Për të qenë manipulimi i efektshëm ai duhet të përmbaj grimcat e se vërtetës dhe realitetit”.

“Dhe ky është pikërisht problemi i dialogut. Ndër vite është krijuar një hendek në mes dialogut dhe qytetareve. Është e pamundur me bind ndonjë qytetar sot se dialogu i ka sjell ndonjë të mirë. Në Kosovë apo në Serbi. Prandaj sot njerëzit kanë humbur durimin për gjithë këtë që po ndodh. E shohin si një farse e cila në vend zgjidhjes së probleme të qytetareve është shndërruar në mjet realizimi të interesave të politikaneve”, ka shkruar tutje Shasha./Telegrafi/