LAJMI I FUNDIT:

Sharon Stone zbuloi se si një femër të tërheqë vëmendjen e të gjithëve: Nuk ka të bëjë me dukjen, ky është sekreti!

Sharon Stone zbuloi se si një femër të tërheqë vëmendjen e të gjithëve: Nuk ka të bëjë me dukjen, ky është sekreti!

Aktorja Sharon Stone i ka 64 vjeç, por akoma duket shkëlqyeshëm, e karakterizon bukuria natyrale, rrezaton energji pozitive dhe vetëbesim

Krahas talentit të saj, Sharon njihet edhe si motivim i shumë grave.

Në moshën 43-vjeçare, ajo pësoi një goditje të rëndë në tru dhe iu desh të mësonte përsëri gjërat themelore, si ecja, të folurit dhe të shkruarit. Ajo gjeti forcën tek vetja për të jetuar një jetë të re pas kësaj, transmeton Telegrafi.

Sharon Stone është e angazhuar edhe në punë humanitare, kështu që për shkak të angazhimit të saj, ajo mori çmimin Nobel për Paqe, dhe në vitin 2013, Çmimin e Samitit të Paqes për punën e saj me njerëzit që vuajnë nga SIDA. Sharon mblodhi fonde për të ndërtuar 28 shkolla në të gjithë Afrikën.

Sharon Stone konsiderohet si një nga femrat më tërheqëse në botë, ajo thotë se nuk ka të bëjë me pamjen dhe se ju tërheq vëmendjen e njerëzve me diçka tjetër:

“Kurrë nuk kam menduar seriozisht a jem e bukur apo jo. Mirëpo, e di një truk magjik: aftësia e krijimit të iluzionit të joshjes. Kur hyn femra në një lokal, të pranishmit nuk reagojnë ndaj bukurisë së saj, por ndaj forcës së energjisë e cila del nga ajo”.

Edhe një tipar i cili më i rëndësishëm se dukja e një gruaje është zemra e pastër: “Vërtet gruaja e bukur gjithmonë është e sjellshme me gratë dhe njerëzit e tjerë përgjithësisht. Ajo nuk pranon rivalitet, intriga dhe poshtërsi” – ka thënë Stone.

Dhe ka shtuar – “Shprehja e fytyrës së gruas është shumë më e rëndësishme se rrobat e saj”.

Kujtoni truket dhe këshillat e saj çdo herë tjetër kur vëreni se si vetveten e ngarkoni me dukjen – bukurinë e vërtetë rrezatoni nga brenda! /Telegrafi/