LAJMI I FUNDIT:

Shala: Situata nuk është e mirë as në AKI as në Polici (Video)

Shala: Situata nuk është e mirë as në AKI as në Polici (Video)

Për sigurinë në vend në “Puls” të KTV-së kanë debatuar deputeti Haxhi Shala, zëvendësministri i Mbrojtjes, Valdet Shala dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Deputeti Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka kritikuar veprimin e Qeverisës së Kosovës për, siç ka thënë ai, të akuzuar vetëm opozitën për djegien e veturave zyrtare.


“Kjo më jep edhe mua mundësinë që të them se ata vetë e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë Shala, raporton Koha.net.

Deputeti Shala ka thënë se “situata nuk është e mirë as në AKI as në Polici, përderisa digjen veturat dhe përdoret molotovi dhe asgjë nuk zbulohet”.

Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, Valdet Hoxha, ka thënë se kjo ministri asnjëherë nuk e ka lidhur djegien e veturave zyrtare dhe molotovin me opozitën.

“Praktika e molotovit dhe djegies së veturave duhet të ndalet dhe t’i jepet shans ndërtimit normal të vendit”, ka thënë Hoxha.

Por, ai ka thënë se është evidente që në protesta të thirrura nga opozita ishte përdorur molotovi, ndaj në publik është krijuar percepsioni se opozita po i djegë veturat.

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se “është shqetësuese se si është e mundur që brenda një nate të digjen veturat nëpër krejt qytetet e Kosovës pa u identifikuar dhe pa u kap askush”.

Zëvendësministri Hoxha ka thënë se “nuk ka rrezik të sigurisë kombëtare dhe se gjithçka është nën kontroll”.

“Kemi shumë informata për akte të djegieve të automjeteve dhe molotovit, andaj nuk ka rrezik për vendin. Ka shqetësim nga qytetarët për sigurinë, por situata është nën kontroll”, ka thënë ai.

Zëvendësministri Hoxha, ka thënë se po punohet shumë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, teksa ka thënë se ministri Skënder Hyseni është duke u takuar me zyrtarë të lartë amerikanë dhe gjermanë për pranimin në këtë mekanizëm ndërkombëtar të sigurisë.

E, Burim Ramadani ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon se droga futet me dijen e zyrtarëve shtetërorë.

“Mos të harrojmë, DASH para dy viteve ka shkruar se droga futet me kamionë e tash edhe me dijeninë e zyrtarëve”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka kritikuar edhe një aspekt tjetër që ishte shënuar këtë vit, kur ishte raportuar se policët e Kosovës këtë dimër e kanë kaluar me këpucë për shkak të probleme me tender.

“Unë mendoj se viti 2016 është vit i rëndë sa i përket sigurisë. Rrezikohemi nga Serbia, janë pastaj problemet politike, krimi i organizuar e korrupsioni, terrorizimi, e të tjerë. Krejt këto janë duke e rrezikuar Kosovën”, ka thënë Ramadani.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori