LAJMI I FUNDIT:

Shala: Rugova nuk ishte frikacak, rezistenca paqësore e tij delegjitimoi narracionin e Serbisë

Shala: Rugova nuk ishte frikacak, rezistenca paqësore e tij delegjitimoi narracionin e Serbisë

Historiani Asdren Shala, është shprehur se ish-presidenti i vendit, Ibrahim Rugova, s’ka qenë frikacak dhe se ka besuar në paqe.

Sipas Shalës, pikërisht rezistenca e tij paqësore e ka delegjitimuar argumentin e Serbisë, se në Kosovë shqiptarët nuk kanë problem me të drejta.

“Personalisht lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, po e portretizoj më Rugovën sepse është ikona e asaj lëvizje, por edhe lëvizja çlirimtare e UÇK-së për mua janë komplementare. Mos ta harrojmë në vitet `90-ta një hap eventual i  Ibrahim Rugovës, me iu përgjigj një ftese të Franjo Tuxhmanit dhe Stipe Mesiç për një luftë të përbashkët kundër Serbisë, shqiptaro – kroat-sllovene, në gjykimin tim ajo kish me përfundu më së keqi për shqiptarët”.


“Kështu që mendoj se rezistenca e Ibrahim Rugovës ka qenë ose e ka delegjitimu argumentin e Serbisë, apo atë kohë ish-jugosllavisë që në Kosovë shqiptarët nuk e kanë problem me liri e të drejta. Ajo rezistencë paqësore, që po e themi me epitetin që e ka zgjedh Rugova vet, një farë refuzimi estetik që i bënë atij sistemi të aparatit apartedi, për mua ka qenë një argument i mirë që goxha shumë e ka lëvizje çështjen e shqiptarëve tutje”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

Por siç ka theksuar Shala, ka qenë një moment kur Ibrahim Rugova është dashur të ndërronte qasjen.

“Pas Dejtonit ka lëvizje të tjera gjeopolitike, ku mos përmendja e shqiptarëve, që këtu u tha mirë apo keq është temë për debat por s`po e bëjmë sot. Unë mendoj që ka një moment kthese ku Ibrahim Rugova, të paktën ish deshtë me kuptu, që të paktën ka ardhë momenti me ndërru qasjen”.

“Sepse unë asnjëherë nuk mendoj që pacifizmi si filozofi, si mënyrë e të parit të politikës nuk është frikë. Se këtu  është përpjek shumë mas luftës që pacifizmin me na asocu me frikën që s`është. Thjesht Ibrahim Rugova ka besuar në paqe. Me thënë që Rugova ka qenë frikacak ose nuk ka qenë patriot për mua është naivitet në gjykim”, tha Shala.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Lajme
Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Lajme
Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Lajme
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Kalo në kategori