LAJMI I FUNDIT:

Shala: Reciprociteti do të bezdiste jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shala: Reciprociteti do të bezdiste jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Analisti Krenar Shala e sheh si vështirë të realizueshëm reciprocitetin me Serbinë.

Shala në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka asnjë befasi që Kurti po e heq taksën pasi sipas tij ai premtim zgjedhor e ka pasur reciprocitetin.

Ai thotë se megjithatë masa e ndërmarrë nga Qeveria Haradinaj kishte pasur edhe qëllime politike ndaj Serbisë.

Analisti thotë se reciprociteti është parim universal dhe nuk ka kurrfarë mundësi që të refuzojë askush.

Shala thotë se megjithatë reciprociteti me Serbinë nuk është logjikë pasi Serbia nuk e njeh Kosovën.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën a do të duhej që edhe Kosova të mos e njeh Serbinë?! Jo. Ne nëse nuk e njohim Serbinë nuk e njohim as veten, pasi konsiderohemi pjesë e Serbisë”.

Analisti thotë se reciprociteti më shumë do të bezdisë jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e jo atë të serbëve në përgjithësi.

Shala thotë se pavarësisht se tarifa ka dëmtuar Kosovën në raportet ndërkombëtare ajo është “armë” e mirë që Kosova nuk duhet ta lëshojë lehtë.

Ai thotë se Qeveria Kurti është ajo që ka më së shumti gjasa të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Analisti megjithatë thotë se vështirë që mund të ketë marrëveshje të shpejt mes Kosovës dhe Serbisë pasi sipas tij Serbia nuk është e interesuar ta njoh Kosovën pasi mendon se gjeopolitika është duke ecur në favor të saj.

“Edhe Kosova nuk ka interes për marrëveshje pasi nuk dëshiron të jap diçka më shumë se që ka dhënë për Serbinë, si bie fjala veriun apo të formojnë një “Republika Serbska” brenda Kosovës”, deklaroi më tej Krenar Shala./Telegrafi/