LAJMI I FUNDIT:

Shala: Qeveria Kurti e dirigjuar nga mafia energjetike, po bllokon secilin investim në këtë sektor

Shala: Qeveria Kurti e dirigjuar nga mafia energjetike, po bllokon secilin investim në këtë sektor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti po vërehen tendenca bllokuese ndaj çdo projekti në energjetikë.

Sipa Shalës, ky obstruksion e ka zanafillën nga mafia e energjisë, e cila ka prekur edhe nivelet më të larta të pushtetit.


“Që nga ardhja e VV-së në pushtet vërehet tendenca bllokuese ndaj çdo projekti të investimit në energji të ripërtritshme. Edhe pse si shtet, jemi të ballafaquar me mungesë të kapaciteteve prodhuese dhe sistemit të vjetërsuar, kjo nuk e ka zmbrapsur partinë në pushtet që të pengoj dhe bllokoj çdo lloj investimi në energji e sidomos në energji të pastër”, ka shkruar Shala.

Ai shton se kryeministri Albin Kurti po i përdor ministrat Rozeta Hajdari dhe Artane Rizvanolli për t’i bllokuar nismat dhe projektet energjetike.

“Tanimë është e kuptueshme se nga ku e ka zanafillën ky obstruksion i dirigjuar dhe i kontrolluar nga mafia e energjisë, e cila tek ne prek edhe nivelet më të larta të pushtetit. Albin Kurti përmes Rozeta Hajdarit dhe Artane Rizvanollit, ka bllokuar të gjitha nismat dhe projektet investive që hyjnë në fushën e energjisë”, shton ai.

Shala thekson se Qeveria Kurti është e dirigjuar nga mafia energjetike e Ballkanit.

“Kjo qeveri zgjodhi rrugën e bllokimit të këtyre projekteve dhe krejt kjo bllokadë e dirigjuar nga Qeveria Kurti dhe mafia energjetike e Ballkanit, e të cilat interesa më së miri i përfaqëson dhe i mbron sot kryeministri Albin Kurti”, përfundon ai. /Telegrafi/