LAJMI I FUNDIT:

Shala: Presidentja duhet ta kthejë në binarë procesin e zgjedhjes së Kryeprokuror të Shtetit

Shala: Presidentja duhet ta kthejë në binarë procesin e zgjedhjes së Kryeprokuror të Shtetit

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se nëse Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nuk i merr parasysh rekomandimet për kthimin e procesit në zero për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit,  dhe kandidati që shkon për dekretim të presidentja, atëherë kësaj të fundit i bie topi për ta kthyer këtë proces në binarë. 

“Kushtetuta dhe ligjet në fuqi nuk i japin shumë rol Presidentes sa i përket vlerësimit të propozimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mirëpo sa i përket kësaj natyre kur kemi të bëjmë edhe me shkelje procedurale, me shkelje të mëdha, më çështje të tjera që lidhen me vetë Sistemin Prokurorial, nuk mund të themi se kemi një situate të zakonshme ku bëhet fjalë për shembull me emërimin e Kryeprokuroreve,  prokuroreve, gjyqtareve etj”, ka thënë ai, për “Betimi për Drejtësi” .


Përfundon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë nga 100 të mundshme
Lexo po ashtu Përfundon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë nga 100 të mundshme

Shala ka thënë se presidentja duhet të sigurojë që ky proces të jetë meritor sipas Kushtetutës e ligjit.

“…nëse eventualisht Këshilli Prokurorial nuk i merr rekomandimet dhe nuk e anulon procesin atëherë topi i përgjegjësisë bie të Presidentja e cila duhet të sigurojë që ky proces ka qenë meritor dhe ka ka qenë ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe ligji”, ka thënë Shala

Ndryshe, koalicioni i Organizatave Joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL , ky koalicion ka rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori