LAJMI I FUNDIT:

Përfundon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë nga 100 të mundshme

Përfundon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë nga 100 të mundshme

Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të premten janë intervistuar nga paneli vlerësues, ndërsa me numrin më të madh të pikëve u poentua Blerim Isufaj, me gjithsej 98  pikë.

Në garë për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.


Sipas njotimit, secili nga kandidatët ka pasur në dispozicion 45-60 minuta kohë për t’u përgjigjur në pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit.

Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa të gjitha intervistat janë xhiruar nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe nesër e shtunë, 19 mars 2022, të njëjtat do të transmetohen nga ky medium publik.

Kush do të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit? Këta janë pesë kandidatët
Lexo po ashtu Kush do të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit? Këta janë pesë kandidatët

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, pas intervistimit Blerim Isufaj është vlerësuar me 98 pikë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

Ndryshe, sipas rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nr 06.2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dh Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, kandidatët kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimet e tyre për vlerësimet e anëtarëve të komisionit vlerësues.

Pas përfundimit të procesit të kundërshtimit dhe vendosjes lidhur me kundërshtimet e kandidatëve nga ana e komisionit për rishqyrtim, sipas paragrafit 2, të nenit 17 të kësaj rregullore, përcaktohet që anëtarët e KPK-së do të votojnë për kandidatët për të cilët diferenca në mes kandidatëve është e barabartë ose deri në 3%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori