Sot zyrtarisht ka nisur intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, ku në garë për këtë pozitë janë pesë kandidatë.
Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, duke bërë të ditur se ky proces do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.
Përzgjedhja e Kryeprokurorit të ri bëhet pasi kryeprokurorit aktual Aleksandër Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti. Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.
Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Më poshtë mund të gjeni profilin e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit:
( Të dhënat e prokurorëve janë marrë në sistemin prokurorial të Kosovës )
Armend Hamiti:
Armend Hamiti, u lind më 18.02.1976 në Mitrovicë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2010.
Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.
Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.
Pas diplomimit në vitin 2004 filloi punën si Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturën e Naser Pecit në Prishtinë, gjatë vitit 2005 punoi si Këshilltar Ligjor në Qendrën për Drame dhe Aktivitete Kreative “Qeshu-Smile”, ndërsa nga viti 2005-2008 punoi si Zyrtar Ligjor, përkatësisht Zyrtar i Lartë Ligjor në Prokurorinë Speciale të Kosovës, 2008-2010-Zyrtar Ligjor në Teb Bankë në Prishtinë, pastaj nga janari 2010-maj 2011 si Këshilltar Ligjor në ICITAP(Programi për Ndihmë në Trajnime në Hetimet Kriminale Ndërkombëtare).
Nga gushti 2012 e tutje punon si Zyrtar Ligjor në GIZ.
Me 28 dhjetor 2012, dekretohet prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë nga ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Blerim Isufaj:
I lindur më 01.11.1968, në Junik
Banor në Prishtinë, i martuar, baba i katër fëmijëve
Arsimimi: Shkollën fillore në “Edmon Hoxha”, në Junik në vitin 1983. Shkollën e mesme Bujqësore në Prishtinë në vitin 1988. Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 1999. Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 2004.
Përvoja e punës: Sekretar në Shkollën fillore “Edmon Hoxha” në Junik, (nëntor 1999 – gusht 2002). Praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (gusht 2002 – korrik 2003). Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (prill 2004 – maj 2008). Këshilltar politik për çështje juridike i ministrit të Drejtësisë (maj 2008 – qershor 2010). Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda nga muaji korrik 2010 deri në muajin mars 2013. Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga muaji gusht 2013 deri më 14.01.2016. 14.01.2016 – 14.01.2019 Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kujtimi Munishi:
Kujtim Munishi u bë i njohur për publikun në momentin kur e trajtoi dhe e mbylli rastin Lumezi.
Munishi ishte prokurori i cili kishte hetuar pretendimet e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi kishte falsifikuar dosjen e Jurisprudencës.
Pasi kishte përfunduar hetimet nga ana e Munishit, Prokuroria e Prishtinës kishte dalë me komunikatë dhe kishte njoftuar se dosja e provimit të jurisprudencës e Kryeprokurorit të Shtetit është konform procedurave dhe dispozitave të dhënies së këtij provimi.Gjatë kohës sa ishte duke e hetuar dosjen e Aleksandër Lumezit, prokurori Kujtim Munishi ishte ngritur në detyrë pasi me 30 maj 2017 ishte emëruar udhëheqës i departamentit të krimeve të rënda në Prishtinë.
Pas kësaj pozite me 7 qershor 2019, Kujtim Munishi ishte emëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prishtinës me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Lulzim Sulejmani:
Lulzim Sulejmani, i lindur më 05.03.1963,në fsh.Breznicë Komuna e Bujanovcit.
Shkollën fillore e kreu në Breznicë më 1978, kurse shkollën e mesme në Kamenicë të Kosovës më 1982. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1987.
Gjatë vitit 1988 ka kryer stazhin e praktikantit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë. Gjatë vitit 1991 deri në vitin 1992 ka punuar si avokat në Kamenicë.
Prej vitit 1992 deri në vitin 1994 ka qenë sekretar në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore pranë Universitetit të Prishtinës.
Që nga muaji dhjetor i vitit 1999 e deri në muajin maj të vitit 2005 ka ushtruar detyrën e Prokurorit Publik në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës.
Që nga muaji qershor i vitit 2005 e deri më 01 mars 2007,ka ushtruar detyrën e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë.
Nga 01 marsi i vitit 2007,e deri më 29 qershor 2010 ushtroi detyrën e Prokurorit Special në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Nga 29 qershori i vitit 2010 e deri më tani ushtron detyrën e prokurorit publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.
Shqipdon Fazliu:
Shqipdon Fazliu i lindur më 05.09.1975, Gjilan.
Përvoja e punës:
– Emri dhe adresa e punëdhënësit Prokuroria Komunale në Gjilan
• Lloji i aktivitetit Prokuroria
• Pozita Prokuror
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë -Hetimi i veprave penale
– Ushtrimi i ndjekjes penale
– Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve për fillimin e procedurës penale
– Paraqitja e aktit akuzues, ankesës dhe mjeteve tjera juridike
• Datat (2010 –2010) OJQ
• Emri dhe adresa e punëdhënësit CRPK Civil Rights Program Kosovo
• Lloji i aktivitetit Ndihma ligjore
• Pozita Udhëheqës Ligjor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Rrëqebulli i Ballkanit dhe disa lloje shpezësh drejt zhdukjes
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?