LAJMI I FUNDIT:

IKD: Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk është e pavarur sipas Projektligjit aktual

IKD: Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk është e pavarur sipas Projektligjit aktual

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën ka mbajtur konferencë për media, ku ka publikuar analizën: “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”.

Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në IKD, ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, përmban të meta të caktuara në aspektin juridik, për çka IKD e ka parë të nevojshme publikimin e një dokumenti të tillë, në mënyrë që të ndihmojë akterët relevantë të kenë një qëndrim të mirinformuar sa i përket këtij Projektligji.


Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, bashkautor i raportit, ka thënë se sipas Projektligjit aktual, Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është objektivisht jo e pavarur.

“Sipas Projektligjit aktual, Byroja do të udhëhiqet nga drejtori i saj, i cili do të jetë autoriteti kompetent për vendosur inicimin e hetimeve dhe parashtrimin e propozimit për konfiskim të pasurisë. Drejtori i kësaj Byroje do të zgjidhet vetëm me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi, derisa dispozitat që flasin për shkarkimin e tij nuk janë specifike. Sipas këtij rregullimi, Byroja objektivisht nuk mund të jetë e pavarur dhe rrezikon që të shndërrohet në mashë të partisë në pushtet, e cila ka shumicën në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Shala.

Sipas tij, është zgjidhje e gabuar koncentrimi i lëndëve të Byrosë në vetëm Divizionin Civil të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili nuk paraqet asnjë specifikë në raport me divizonet civile të gjykatave të tjera themelore dhe degëve të tyre.

Jeton Hasani, hulumtues i lartë në IKD, bashkautor i raportit, ka thënë se Projektligji nuk ka një standard adekuat të provimit në gjykatë, qoftë në masën e përkohshme apo në konfiskimin përfundimtar.

“Në rastet para se të paraqitet propozimi për konfiskim nga Byroja, siç duket gjykata mund të caktojë masën e përkohshme të sigurimit pa një prag adekuat të të provuarit. Përkatësisht, mjafton që të jetë i besueshëm pretendimi i Byrosë që po që se nuk caktohet masa e përkohshme, pasuria mund të mos jetë më në dispozicion të subjektit. Por nuk kërkohet ndonjë standard i të provuarit se pasuria që kërkohet të sigurohet përkohësisht, në fakt, ka prejardhje të dyshimtë. Në rastin konkret nuk ka fare standard të të provuarit: mjafton që pronësia të rrezikohet nga tjetërsimi, asgjësimi, e të ngjashme. Zaten, çdo pasuri mund të rrezikohet të tjetërsohet nga pronari i cili është i lirë të disponojë me pasurinë e vet; prandaj, një standard i tillë, si i vetëm, është joadekuat që të vendoset masa e sigurisë (para paraqitjes së propozimit për konfiskim). Duhet edhe të dëshmohet, edhe në këtë fazë që ekziston shpërputhja e caktuar mes pasurisë dhe të ardhurave, e argumentuar me dokumentacion konkret, që ngrehë dyshime se pasuria mund të mos ketë prejardhje të ligjshme. Në të kundërtën, vendosja e masave të sigurimit të pasurisë pa një prag adekuat të të provuarit paraqet në veçanti ndërhyrje të pajustifikueshme në të drejtën e gëzimit paqësor të pronësisë së palës në procedurë”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, standardi adekuat i të provuarit mungon edhe në fazën e konfiskimit përfundimtar.

“Kalimi i barrës së provës tek pala në procedurë nuk do duhej të ishte automatik, me fillimin e procedurës së konfiskimit. Barra e provës do duhej të kalonte tek pala tjetër vetëm pasi që të argumentohet nga Byroja, para gjykatës, se ekziston baza e nevojshme që sugjeron se pasuria e personit në fjalë është e pajustifikueshme. Jo çdo propozim për konfiskim duhet të cilësohet apriori i bazuar që të sjellë kalimin e barrës së provës tek pala në procedurë. Duhet që së pari Byroja të parashtrojë fillimisht një propozim i cili, në përshtypje të parë, duket të jetë i bazuar për gjykatën, e tek pastaj barra e provës të kalojë tek pala në procedurë dhe të vazhdohet me hapat tjerë proceduralë”, ka përfunduar Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori