LAJMI I FUNDIT:

Shaip Kamberi uron Vetëvendosjen, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Shaip Kamberi uron Vetëvendosjen, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Kosovës.

Përmes postimit në Facebook, Kamberi ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në këto zgjedhje, ndërkaq u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me institucionet e reja të Kosovës.


“Uroj Lëvizjen Vetëvendosje!, z.Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani, për fitoren e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. Për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike.    Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkruan Kamberi në Facebook.


Kamberi tha se mbetet jetik hartimi dhe zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës.

“Aq më tepër duke pasur parasysh se Republika e Kosovës mbetet shembull i veçantë pozitiv në rajon, lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese që garanton për pjesëtarët e minoriteteve.  Shembull që shpërfaq po ashtu asimetrinë dhe mosharmonizimin e të drejtave të minoriteteve me Republikën e Serbisë në veçanti, por edhe me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Andaj edhe mbetet jetik hartimi e zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kushte të shtypjes dhe të diskriminimit të tyre, nga ana e aparatit shtetëror të Republikës së Serbisë”, shkruan Kamberi.

Ndryshe, një urim përmes Facebook-ut e ka bërë edhe kryetari i Komunës i Bujanovcit, Nagip Arifi dhe ai i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Urime Kosovë, zgjedhjet demokratike. Urime populli i Kosovës që demonstrove fuqishëm votimin demokratikë e sjelljen e dinjitetshme qytetare. Urime Albin Kurti e Vjosa Osmani. Ju priftë e mbara. Zoti e bekoftë Kosovën”, shkruan Nagip Arifi.

“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës treguan një nivel të lartë të demokracisë dhe qytetërimit, duke i realizuar këto zgjedhje në nivel të lartë të disiplinës dhe duke mundësuar shprehjen e lirë të vullnetit politik të çdo qytetari.Lëvizjes Vetëvendosje i urojmë për fitoren e arritur, duke i uruar suksese në qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm, përmes vendosjes së rendit dhe drejtësisë, zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Nga Qeveria Kurti II, shqiptarët e Luginës së Preshevës presin një qasje edhe më proaktive, prezencë me më të madhe përmes projekteve konkrete investive për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballet kjo popullatë, ndihmë konkrete sikurse me rastin e përkrahjes përmes Pakos financiare gjatë pandemisë gjatë vitit 2020, poashtu edhe vazhdimi i Pakos së dytë të  përkrahjes për vitin 2021, jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit si garancë për mbijetesën dhe zhvillimin e shqiptarëve në Luginë, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve politik të Luginës në bisedimet politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Fitorja bindëse e Vetëvendosjes dëshmon dhe një herë nivelin e lartë të vetëdijësimit të popullatës dhe nevojën e ndryshimit rrënjësor të konceptit politik e institucional, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë të vendit, fenomen që viteve të fundit ka filluar të zhvillohet tek shqiptarët, si sihariq i mirë dhe imponues për reformimin e klasës politike mbarëshqiptare. Urime dhe suksese”, shkruan Shqiprim Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori