LAJMI I FUNDIT:

Shaip Bytyqi – folës në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes

Shaip Bytyqi – folës në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes

Kanë mbetur pak ditë për të rezervuar vendin tuaj në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes që do të mbahet me 1 nëntor, në Hotel Venus – Prishtinë.

Kjo Konventë është një mundësi që nuk duhet humbur dhe si e tillë organizohet vetëm një herë në vit.

Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e madhe, Zvicra, Shqipëria, si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspert të suksesshëm vendor.

Denis Gafuri së bashku me folësit mysafirë do t’i ndajnë eksperiencat ku do të diskutojnë për qasjen drejt së ardhmes, si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.

Këtë vit do ta kemi nderin që si folës të jetë edhe SHAIP BYTYQI.

Kush është SHAIP BYTYQI?

-Profesor i lëndëve të Marketingut dhe i Metodologjisë Kërkimore, në disa Universitete:

– Profesor dhe Dekan në Kolegjin AAB

– Profesor i angazhuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në nivelin Master

– Profesor i angazhuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në nivelin Master

– Profesor i angazhuar në FSHM në Universitetin e Prishtinës,

– Profesor i angazhuar në Universitetin e FONIT në Shkup

-Pronar i kompanisë “Konsulenca”

– Udhëheqës dhe formues i disa sektorëve për trajnime te disa kompanive tregtare në Kosovë

-Trajner i trajnerëve në modulin ,,Shkathtësitë prezantuese për trajner” për Agjencinë Evropiane për Rindërtim.

-Trajner në IKAP në temat: “Udhëheqja dhe menaxhimi i procesit”, “Vlerësimi i nevojave për trajnim”, “Procedurat e vlerësimit të kryerjes së punëve”, “Vlerësimi dhe shpërblimi për performancë”, etj.

– Këshilltar dhe trajner i akredituar i skemës se këshillimeve dhe trajnimeve mbi bazën e Vauçerëve, nga MTI-ja.

-Vlerësues i certifikuar për palujtshmëri,

– Ekspert ekonomiko financiar

Për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të tij, rezervoni vendin përmes www.salesconvention.biz dhe mësoni nga Shaipi dhe shumë folës tjerë me eksperiencë.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar kështu qe rezervoni SOT biletën tuaj.

Për rezervime, pyetje apo informata plotësuese lirshëm na kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 005.

Artikull i sponsorizuar