LAJMI I FUNDIT:

Sfishta: Konviktet janë gati, presim vendimin e MASH-it për regjistrimin e studentëve

Sfishta: Konviktet janë gati, presim vendimin e MASH-it për regjistrimin e studentëve

Drejtori i Qendrës Studentore në Prishtinë, Fatmir Sfishta në një intervistë për Telegrafin ka folur për organizimin dhe përgatitjet që kanë bërë për pritjen e studentëve në këtë qendër. Ai bëri të ditur se Qendra tashmë është e gatshme për studentët, por se ende nuk ka filluar regjistrimi.

Sfishta tha se Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Institucioni Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të hapin konkursin për pranimin e studentëve.


“Pandemia e ka prish rutinën jetësore, e edhe Qendrën Studentore e ka prekë. Që nga muaji mars studentët nuk kanë mundur ta gëzojnë qendrën e tyre. Qendra e Studentëve për 78 ditë ka qenë si karantinë dhe pas mbylljes me vendim të Qeverisë, ne si menaxhment kemi marr masat e duhura  për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e të gjitha hapësirat ku kanë qenë të karantinuarit”, tha ai.

Sfishta theksoi se përparësi për regjistrim kanë studentët e vitit të parë, por se ende nuk është mbajtur provimi i tyre për regjistrim në Universitetin e Prishtinës (UP).

“Çdo vit konkurset i kemi hap në javën e parë të muajit shtator, këtë vit ende nuk është marr ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK që të fillojmë me hapjet e konkursit. Ende nuk kanë filluar edhe provimet në UP, pasi ne ju japim përparësi atyre studentëve që janë në vit të parë”, ka thënë ai.

Sfishta tutje tha se projektet të cilat ishin paraparë të realizoheshin janë duke u kryer, pasi siç tha ai, situata pandemike i ka vonuar ato.

“Janë në realizim e sipër shumë projekte që kanë qenë të planifikuara e sigurisht nuk është ditur që ky vit do të jetë me pandemi. Në muajin tetor ne do të jemi të gatshëm që të presim studentët nëse MSHA, MSH dhe IKSHPK”, tha ai.

Drejtori i QS-së po ashtu tha se nga mënyra se si po rrjedhin gjërat nuk beson se studentët do të vijnë në fillim të muajit tetor.

Ai gjithashtu theksoi se QS-ja çdo vit bënë përgatitje në mënyrë që t’i ofrojnë kushte më të mira studentëve të UP-së.

Mirëpo se si do të bëhet vendosja e studentëve nëpër dhoma, kjo për shkak të situatës pandemike, Sfishta tha: “Ne çdo vit investojmë që shërbimi për student të jetë sa më i mirë. Mendojmë që e mira nuk ka skaj, por çdo vit mendojmë t’i rrisim kushtet për ta. Në Qendrën e Studentore ka dhoma dy dhe tri krevatëshe…Këto të dhëna i kanë edhe institucionet shëndetësore dhe MASH-i dhe mbetet vendimi i tyre për këtë qendër se do të zhvillohet tutje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori