LAJMI I FUNDIT:

Sfarqa i sigurt se Hoti do të jetë kryeministër

Sfarqa i sigurt se Hoti do të jetë kryeministër

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se janë të bindur se tentimi i tyre për të krijuar një qeveri të re do të rezultojë me sukses pas 29 majit, kur edhe skadon pezullimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Megjithatë, ai tha se LDK-ja ka respektuar vazhdimisht aktgjykimet e Kushtetueses dhe njëjtë do të bëjnë edhe kësaj radhe.


“LDK edhe para njoftimit për pezullimin ka qenë e vendosur që të respektojë çfarëdo vendimi që bie Gjykata Kushtetuese. LDK konform dekretit që ka shpallë presidenti ka propozuar kandidatin për kryeministër dhe ka përfunduar marrëveshjet e koalicionit. Nënshkrimi i 61 deputetëve ka treguar që LDK i ka votat për krijimin e qeverisë së re, por do të presë deri në vendimin përfundimtar të GJK-së”, tha Sfarqa.

Sfarqa në Klan Kosova ka thënë se nuk kanë asnjë arsye për t’u nxituar derisa shprehet i bindur se janë në të drejtë të Kushtetutës për të formuar qeverinë në krye me Hotin.

“Ne s’kemi asnjë arsye për të pasë një nxitim eventual. Gjykata Kushtetuese konform dinamikës së vet dhe kompetencave që ka do ta vlerësojë se kur do ta merr vendimin përfundimtar që të sugjerojë apo predikojë se si do të jetë vendimi. Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe më të gjerë që synime për lëvizje të lirë, për integrim në BE në mënyrë që të bëhet edhe pranimi i Kosovës edhe në OKB”, tha ai.

“Me rëndësi është që ka gatishmëri nga i tërë spektri politik në Kosovë, por edhe nga përfaqësuesit institucionalë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. S’kanë nevojë të komentohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ajo e jep vendimin e fundit”.

Sfarqa tha se është plotësisht optimist që Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori