LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik 2018 në Shqipëri, i suksesshëm por duhet përmbushje e sfidave

Sezoni turistik 2018 në Shqipëri, i suksesshëm por duhet përmbushje e sfidave

“Gjatë sezonit turistik 2018 ne arritëm t’ia dalim pasi kishim për herë të parë disa sisteme të reja të ngritura në territor të cilët na siguruan tre sfidat tona të mëdha”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë bashkëbisedim me gazetarët, në Ditën Botërore të Turizmit.

“E para, siguria në plazhe, arritëm t’ia dilnim që së bashku me një impenjim maksimal të forcave të rendit, forcave të gjithë strukturave të policive bashkiake si dhe me angazhimin e shumë të rinjve në sektorin e ruajtësve të plazhit të kishim një sezon të qetë të pashqetësuar nga ngjarje të rënda dhe një rekord historik në reduktimin e numrit të të humburve në zonën e plazhit”, tha Klosi.


Klosi vijoi se, “gjithashtu ja dolëm të kishim një sezon shumë më të pastër se vitet më përpara por shumë larg asaj çfarë ne duam të bëjmë për sa i përket pastërtisë dhe rregullit në plazhet tona. Ja dolëm të kishim një sezon mikpritës pasi ne mendojmë fortë që arma jonë në botën e turizmit dhe në zhvillimin e tij është siguria që ne të kemi një ofertë turistike jo vetëm në sektorin e plazhit por të kemi një ofertë turistike gjithëvjetore edhe në pjesën e brendshme të Shqipërisë”.

“Kemi për herë të parë 400 festa të organizuara nga Veriu në Jug të cilat dëshmuan se sa shumë potencial të pashfrytëzuar kemi ne akoma në fushën e turizmit. Duke realizuar tri sfidat: sigurinë, pastërtinë dhe mikpritjen ne ja kemi dalë dhe jemi gati për të paraqitur sfidën tonë për 10 milionë turistë deri në fillim të dekadës se re të vitit 2020. Për t’ia dalë kësaj sfide, na duhen politika të reja dhe standarde të reja. Duhet gjithashtu të përmirësojmë shërbimin, jemi në një sezon të suksesshëm, por larg sezonit me të cilin ne duam të ballafaqohemi dhe larg shërbimeve cilësore që duam t’u ofrojmë turistëve, të cilët natyrisht mund të arrijnë në 10 milionë, por çfarë ne prodhojmë nga këto turistë? – mbetet pyetja jonë e madhe”, shpjegoi më tej ministri Klosi, transmeton Atsh.

Klosi u shpreh se “gjithashtu na duhet të punojmë me investimet dhe për këtë qeveria e Kryeministrit Edi Rama është angazhuar për të patur një plan të plotë zhvillimesh infrastrukturore, duke filluar nga ndryshimet e mëdhaja që do ndodhin në infrastrukturën portuale të vendit, në atë detare, në portet e ndryshuar, gjithashtu dhe në infrastrukturën e autostradave dhe të gjithë pikave të zhvillimit të turizmit”.

“Na duhet shumë punë të ndryshojmë marketingun e turizmit shqiptar dhe kjo është një tjetër sfidë brenda asaj të 10 milionë turistëve, pasi ne duhet të paraqitemi si destinacion turistik jo i veçuar, por një destinacion turistik europian brenda zonës së Mesdheut, duke shfrytëzuar në mënyrë maksimal kapacitetin në zonën e bregdetit, bukurinë e madhe natyrore dhe zonat e paprekura dhe atë çfarë ne kemi në gjenezë tonë – buzëqeshjen dhe mikpritjen. Në këtë sezon kemi një shënuar një arritje shumë të mirë në numër dhe një arritje shumë të madhe në koncept”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori